Adanaspor, një nga skuadrat e Ligës së Parë të Turqisë ka nënshkruar me Endri Çekiçin dhe Sokol Cikalleshin.
Çekiçi dhe Cikalleshin edhe më parë kishin luajtur së bashku, por në elitën e futbollit turk me Konyaspor.
Çekiçi ishte pa klub në gjashtë muajt e fundit, ndërsa Cikaleshi kishte kaluar te Tractor në Iran.
Objektivi i Adanaspor është mbijetesa në rangun e dytë të futbollit turk.
Klubi ka transferuar edhe lojtarë të tjerë dhe beson që do ta arrijë objektivin që i ka vu vetes./e.t