SPAK, institucioni më i besueshëm për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend.

Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër shqetësimet kryesore. Ata pohuan se nuk do të mbështesin në zgjedhje ato parti, që përkrahin ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Drejtori i IRI-t për Shqipërinë, John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e tyre.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit rikthen besimin e njerëzve tek demokracia. Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%), e më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Studimi mbështetet në përgjigjet e një mijë e dyqind qytetarëve të moshave nga 18 vjeç deri mbi 56 vjeç. Pjesa më e madhe e të anketuarve (59%) mendojnë se reforma në sistemin e drejtësisë është e efektshme, ndërsa (70%) e tyre mendojnë se efektshmëria e drejtësisë u rrit pas vetingut të gjyqtarëve dhe ngritjes së SPAK-ut.

Afro gjysma e të anketuarve (47%) mendojnë se krijimi i SPAK-ut është rezultati më i mirë i reformës në drejtësi, më pas vijnë vettingu (27%) dhe (13%) zbehja e ndikimit politik mbi gjykatat. Pas kryerjes së reformës në drejtësi qytetarët mendojnë se më të rëndësishmet për t’u bërë tani janë luftimi i korrupsionit, hetimi dhe ndëshkimi i politikanëve, si dhe pavarësia nga ndikimi qeveritar. Ata i besojnë më shumë SHBA-ve (46%) dhe BE-së (37%) për monitorimin e institucioneve të reja të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe gjykatat, disa herë më pak kryeministrit (7%), dhe vetëm 1 për qind i besojnë Kuvendit.

Lexo edhe :  Sherr me thika mes adoleshentëve në Fier, plagoset 16-vjeçari

Më shumë se gjysma e të anketuarve (51%) nga të gjithë grupmoshat pohuan se nuk do ta përkrahin në zgjedhje asnjë parti, që mbështet ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Afro 40 për qind e qytetarëve pohuan se vlerësimi i tyre për SPAK-un do të përmirësohej, nëse SPAK heton politikanë, të cilët ata i kanë mbështetur në të kaluarën. “Për të tretën herë në anketat tona SPAK-u është institucioni më i besuar në Shqipëri, – tha për Zërin Amerikës, John Fluharty, drejtori i IRI-t për Shqipërinë.

– Një numër i madh i qytetarëve pohuan që nëse SPAK-u do të hetonte një kandidat apo parti, që ata kanë mbështetur më parë, kjo do të rriste mbështetjen e tyre për SPAK-un. Akoma më domethënëse është gjetja që nëse njerëzit zbulojnë se kandidati ose partia mbështet kufizimin e SPAK-ut për të bërë detyrën e tij, ata do të kenë më pak gjasa të mbështesin atë parti apo kandidat. Kjo do të thotë se qytetarët kanë shpresë. Ata shohin shpresë në punën e SPAK-ut, shohin shpresë në luftimin e korrupsionit, që më parë nuk e kishin. Kjo është vërtet domethënëse”, tha zoti Fluharty.

 

Të fundit

“Po më shqetëson gjendja e Gjestit…”/ Psikologia e njohur bën deklaratën e papritur

Antigona Sejdiu, e njohur si psikologe dhe mjaft prezente në TV, së fundi ka folur edhe për Gjestin. Në “The...

Reshjet masive të borës, probleme në qarkullimin e automjeteve në disa zona malore

Rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar prej dy ditësh për shkak te...

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë...

Shpërthen “Tik Tok-u” i ri, miliona shkarkime nga amerikanët për aplikacionin kinez

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Abone falas/ Veliaj me pensionistët: Puna jonë, përgjigje ndaj atyre që pengojnë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme...

Lajme të tjera

Web TV