Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe deri në…..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat në rritje të diasporës që aplikon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të votuar e kanë kaluar 13 mijëshin. Bashkë me numrat, të dhënat na tregojnë edhe për shtrirjen e shqiptarëve nëpër botë, vende atipike, të cilat nuk janë të njohura si destinacione për traditën tonë emigruese.

Askush nuk surprizohet kur shqiptarët e Italisë dhe Greqisë së bashku, përbëjnë gjysmën e aplikantëve. Nuk është habi as përqendrimi i shqiptarëve në Gjermani, SHBA apo Angli.

Edhe pse numrat e aplikimeve jashtë këtyre vendeve janë të ulëta, fletët tona të votimit do të fluturojnë në zarfe të mbyllur në të gjithë kontinentet. Ndoshta për herë të parë do të diskutojmë, për një shtet të vogël ishullor afër Afrikës, të quajtur Shën Helena, një territor britanik në jug të Oqeanit Atlantik.

Nga aty kanë aplikuar deri tani 11 votues shqiptarë. Nga dy vende të tjera afrikane, si Zambia apo Angola, kanë ardhur nga një aplikim.

Bien në sy edhe kërkesa nga shqiptarë që jetojnë në disa ishuj ekzotikë, në Karaibe, si Anguila nga ku kanë ardhur 8 aplikime, Ishujt e Virgjër Britanikë me 4 aplikime, apo kërkesa nga Guadalupe, Antigua dhe Barbuda e deri në Meksikë.

Në Evropë, ka ardhur një kërkesë nga ishull i vogël afër Anglisë, autonom në varësi të kurorës britanike, ishulli i vogël i Menit, pjesë e pellgut britanik. Shtrirja e shqiptarëve në Azi është e gjerë, nga India, në Kore, Filipine e Singapor.

Harta mund të zgjerohet edhe më tej deri në 4 mars, me vende që mund të mos i kemi dëgjuar kurrë, e jo më të na kishte shkuar mendja se jetojnë shqiptarë, e aq më shumë, shqiptarë të angazhuar që duan edhe të votojnë./    S,M

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV