Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka përfunduar misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri.
Në një intervistë që përkon me mbylljen e detyrës, Bucci u shpreh tepër i kënaqur për periudhën që kaloi në Shqipëri.
Bucci tha se do t’i mungojë Shqipëria, që e cilëson “shtëpinë e tij të dytë”.
Pak për jetën dhe veprimtarinë e ambasadorit
Fabrizio Bucci ka lindur në Romë më 14 prill 1964 dhe është diplomuar në vitin 1988 për Shkenca Politike pranë Universitetit të Romës.
Në vitin 1992 nis karrierën diplomatike ku fillimisht emërohet në Drejtorinë e Përgjitshme të Personelit e më pas në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështjet Politike; në vitin 1996 emërohet në Kajro ku qëndron deri në vitin 2000. Në vijim emërohet në Përfaqësinë e Përhershme pranë BE-së.
Rikthehet në Romë në vitin 2004 dhe emërohet në Sekretarinë e Përgjithshme, Njësia e Koordinimit.
Në vitin 2007 emërohet në Ëashington për t’u rikthyer në Itali në 2013. Këtu kryen funksionin e Kreut të Njësisë për Afganistanin pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Politike. Në janar të vitit 2014 merr gradën e Ministrit të Plotfuqishëm.
Më pas emërohet Drejtor Qëndror për Integrimin Evropian dhe së fundmi kryen funksionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Bashkimin Evropian.
Në vitin 2010 është nderuar me titullin Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikës./ S,M