Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike me një përmirësim të lehtë gradual.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare ndërsa në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje vranësirat hera-herës mesatare deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë./e.t