Pse nuk bën biznese me Evropën dhe Amerikën?”/ Kryeministri i përgjigjet komentuesve:

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga samiti i “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur pyetjeve të dy komentuesve në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.

Rama veç me arab ka mbet. Pse nuk bën biznese me Evropën dhe me Amerikën” “Të kthej unë përgjigje vëlla, sepse nuk duan. S’kanë interes.”, janë këto dy komentet që kryesocialisti është përgjigjur.

Sa u ktheva dhe po lexoja komentet tuaja ‘Rama ka mbetur vec me arabë’. Për këdo ta ketë nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke filluar që nga marrëveshja e sotme ku ishim mes arabëve dhe italianëve. Dhe Italia është nga Evropa apo jo Fatos, Simon. E dini sa

biznese bëjnë investitorët e huaj në Shqipëri? Mbi 1 miliard euro. E dini nga vijnë? Evropë, Amerikë shumica dërrmuese. Po ne si qeveri sa projkete bëjmë dhe e dini nga vijnë? Nga Evropa thuajse të gjitha. Qeveria amerikane na njoftoi pak ditë më parë se ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë. E vërteta është që siç kemi çuar në tjetër nivel marrëdhënien me Evropën dhe Amerikën, kemi forcuar shumë marrëdhëniet edhe me vendet arabe, sidomos me Emiratet e Arabisë Saudite. Është një marrëdhënie pozitive dhe krejt e pashfrytëzuar në të shkuarën. Faleminderit që u bëtë sebep për këtë shkëmbim ‘sy më sy’. Nuk ka nevojë të më doni për të marrë informacionet që të doni. Merrni informacionet dhe doni kë të doni.”, u përgjigj Rama dy komentuesve në rrjetin e tij social Facebook./K.K

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV