Operohet bebja më e vogël/ Foshnja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operohet me sukses në zemër bebja me peshën më të vogël në Shqipëri.   Një foshnje  30 ditëshe  2.9 kilogram  u paraqit me urgjencë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mjekët  zbuluan se vuante nga  ndërprerja e harkut të aortës. Ndonëse një diagnozë e vështirë vendosën ta fusin në  sallën e operacionit.

Është fëmija më i vogël në peshë që kemi operuar në Shqipëri gjatë këtyrë viteve  2.9 kilogram, ka shkuar shumë mirë. Pati një post kirurgji rreth 2 javë në reanimacion të Pediatrisë, por problemi  për të cilin erdhi u zgjidh dhe ky është një sukses për kardiokirurgjinë shqiptare. Pesha sigurisht është domethënëse, determinante  për daljen me sukses të operacionit. Sa më të vegjël  aq më të rrezikuar janë dhe aq më i vështirë është  manipulimi i të gjithë indeve,  bëhet fjalë për milimetra.”- u shpreh Altin Veshti, shefi i Kardiokirurgjisw nw QSUT.

Vitet e fundit  sipas  shefit të  shërbimit  kardiokirurgjisë  në QSUT  Altin Veshti  mjekët   po diagnostikojnë  më shumë fëmijë me probleme të lindura në zemër.

Shumica e tyre  riparohen   dhe  98% e operacioneve të kryera  kanë rezultuar të suksesshme.

“Rreth  95% e defekteve riparohen me një zemër  normale, një pjesë tejtër  5-10%  anatomia nuk kthehet asnjëherë normale , por fiziologjia po. Bebi rritet dhe bën jetë normale, ndoshta me disa limit në sporte. 

Defekti më i shpeshtë është ajo që  populli i thotë  vrima në zemër, komunikimi  mes anës së majtë dhe të djathtë  të  zemrës.”- u shpreh Veshti.

Në Shqipëri kryehen  rreth  95 % e ndërhyrjeve në zemër  tek fëmijët  ndërsa për 5% të tyre  mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në  Tiranë kanë lidhur marrëveshje me dy qendra në Itali ku foshnjat sipas shefit të kardiokirurgjisë operohen pa pagesë nga familja.  /K.K

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV