Deputeti i PD publikon videon/ Në Bashkinë Patos ka nisur blerja e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka ndarë video në rrjetin social Facebook, ku pretendon se PS ka nisur blerjen e votave.

Baçi thotë se videot janë filmuar në Patos, teksa duket një qytetar me një pako, të cilën thotë se e ka marrë nga Bashkia.

Ai i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin masa e të fillojnë hetimet lidhur me këto raste, teksa shtoi se PD do të vijojë të parashtrojë platformën e saj te çdo qytetar.

Postimi i Baçit:

Ne Patos, filluan me shperndarjen e “ndihmave” per vota!

Sinqeriteti i zoterise qe ka marre “ndihmen” tregon paturpesine e bashkise Patos dhe “sponsoreve” te saj, qe kur e pyesin se çfare ju dhane!

Ai thote:

“Di gje une, gure mbase ka, kur te vete ne shtepi do ta hap dhe do ta shikoj!”

Pra, nuk kane  asnje ide qytetaret e varfer se me çfare statusi i marrin keto ndihma, dine vetem se i marrin nga bashkia e socialisteve te ” ndershem” dhe qellimi eshte vota e 11 Majit!

Madje nuk dine se çfare ka ne pakon ” kuti” qe ju jepet…

Kjo gje  e komplikon akoma me shume situaten.

Mos valle nga ketu duhet te filloj hetimi i organave ligjzbatuese..?

Çfare ju pengon qe nuk veproni…?

Degjojeni me vemendje biseden dhe pastaj nxirrni konkluzionin!

Organet ligjzbatuese duhet te vihen ne levizje dhe te fillojne hetimet.

Situata eshte e dukshme dhe nuk le vend per dyshime, ka filluar, vjedhje dhe manipulimi i votes per zgjedhjet e 11 Majit!

Detyra jone si opozite eshte, te parashtrojme programin e partise demokratike ne te gjitha fushat, te jemi ne kontakt, me qytetaret, te njihemi me hallet e tyre dhe te bejme te pamunduren per permiresimin e jetes se tyre me ardhjen ne pushtet….

Lexo edhe :  “Mos hajde më tek lokali im”/ Ja si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e këngëtarit

Eshte detyre e organeve ligjzbatuese te merren me abuzimin, vjedhjen dhe korrupsionin ne cdo dite te vitit, se per kete pune paguhen, por aq me teper, ne nje vit zgjedhor dhe ne nje vit zgjedhor krejte te veçante si ky qe jemi!

Gjithesesi, fale qytetareve kurajoz dhe guximtar po ju veme ne dispozicion, sjellje dhe veprime te tilla te pushtetareve te Rames.

Veproni, filloni hetimet!/e.t

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV