KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edmond Hoxhaj

Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre gjyqtarë të shkarkuar më parë nga procesi i vetingut u mbyllën të mërkurën pa vendime përfundimtare.

Në mbledhjen plenare të KLGJ-së, u shqyrtua fillimisht procedimi disiplinor i filluar në vitin 2021 me kërkesë të ILD-së ndaj ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri. Ajo u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 30 prill të vitit 2021 pasi u konkluduan probleme në kriterin e pasurisë.  Në shtator 2021, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi një shkarkim të dytë për Sinojmerin, duke argumentuar se nuk është paraqitur në punë pas përfundimit të një leje 2-vjeçare të dhënë më parë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Nga sa u relatua në seancën e të mërkurës, Sinojmeri ka njoftuar dijeninë e saj për seancën dhe ka sqaruar se nuk e gëzon më statusin e magjistratit si pasojë e konfirmimit të shkarkimit të saj edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke dhënë pëlqimin që seanca të vijojë pa praninë e saj. ILD kërkoi përfundimin e procesit të Sinojmerit pa një vendim përfundimtar, në kushtet kur KPA ka lënë në fuqi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. KLGJ e gjeti të drejtë kërkimin dhe vendosi ta përmbylli procedurën 4-vjeçare të procedimit disiplinor, pa një vendim përfundimtar.

E njëjta situatë u paraqit dhe për procedimet disiplinore të filluara kohë më parë për ish-gjyqtarët e Apelit Vlorë, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka. Në seancë u evidentua se të dy ish-gjyqtarët janë shkarkuar nga institucionet e vetingut me formë të prerë dhe për rrjedhojë nuk ka më objekt për t’u shqyrtuar, nga për rrjedhojë u vendos përfundimi i procedurave pa një vendim përfundimtar.

Lexo edhe :  Shpërndanin drogë në Zvicër, arrestohet shqiptari dhe dy zviceranë

Në tetor të vitit 2021, KLGJ vendosi të pezullojë procedimet disiplinore të filluara ndaj Aliajt dhe Trokës, me argumentin se duhej pritur vendimarrja përfundimtare e institucioneve të vetingut të magjistratëve.

Atëherë, Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani i konsideroi të pabazuara kërkesat për pezullim të procedimeve disiplinore. Sipas Metanit, procedimet disiplinor ndaj Aliajt kishte nisur për shkaqe të tjera, ndërsa për Trokën nuk dihej vendimarrja e KPK. Ai këmbënguli për vijim e procedurave, por u rrëzua nga KLGJ që vërejti atëherë se vendimarrja e pezullimit ishte e paankimueshme.

Në vijim, KLGJ vendosi të mërkurën mospranimin e kërkesës së gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho për ta lejuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70-vjeçare. Basho është shkarkuar nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 15 dhjetor 2021, ndërkohë që vijon të jetë i pezulluar deri në momentin e dhënies së vendimit përfundimtar nga KPA. Basho është shprehur në kërkesë se shkarkimi i tij është i padrejtë dhe se pret të marri drejtësi në KPA.

Në seancë u evidentua se Basho nuk e ushtron efektivisht detyrën për shkak të pezullimit pas shkarkimit nga KPK dhe ankimit që ai ka kryer në Kolegj. Për rrjedhojë u konsiderua e pamundur që të vlerësohej efiçenca e tij në punë.

KLGJ vendosi që të rrëzojë kërkesën e Bashos për shtyrjen e daljes në pension deri në moshën 70 vjeç, si dhe u deklarua mbarimi i statusit të magjistratit. Sipas KLGj, ky vendim ka efekt prej datës 31 janar, kur Basho mbush moshën e pensionit./K.K

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV