35 me 14

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Rreziku që ka opozita me Sali Berishën në krye nuk është se do humbasë zgjedhjet. Ashtu siç janë përçarë dhe telendisur me njëri-tjetrin, mund t’i humbasin edhe sikur t’u vësh Trumpin kryetar partie.

Sondazhi i fundit i publikuar nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan tregon se diferenca mes Edi Ramës si kryeministër dhe Sali Berishës si kandidat për kryeministër është 35 me 14, ose 2.5 herë në favor të Edi Ramës. E ponderuar kjo në rezultat elektoral, nëse torta elektorale ndahet mes Ramës dhe Berishës, i bie që Rama të dalë fitues me dy të tretat e votave.

Lajmi është edhe më i keq për Berishën kur ai vjen nga republikanët, për të cilët mban me shpresa demokratët se do t’i kenë mbështetje në zgjedhje.

Problemi që ka PD është se do t’u ofrojë socialistëve shansin për një shumicë dërrmuese, duke thyer çdo rekord të historisë së PD që nga viti 1997.

I pari rast pas vitit 1997, kur PD i dha shansin Edi Ramës të kishte një shumicë kushtetuese në dispozicion, ishte parlamenti i vitit 2017-2021, pasi PD dogji mandatet dhe deputetët zëvendësues ishin të gatshëm për çdo pazar me qeverinë. Dhe në një farë mënyre, Rama i kurseu dhe bëri vetëm pak gjëra që i duheshin për zgjedhje më të qeta.

Përderisa faji i djegies së mandateve ka mbetur jetim, rezultati i 11 majit nuk është më jetim. Ai ka një emër dhe quhet Sali Berisha.

I dimë alibitë e tij 34-vjeçare: “Ja vodhën, ja blenë, ja shitën, ja devijuan” etj. Problemi është se pas kësaj socialistët do vazhdojnë qeverisjen me një shumicë kushtetuese dhe opozita do të humbasë edhe atë pak fuqi bllokuese që ka për reforma të përbashkëta me qeverinë.

Lexo edhe :  A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?

E bashkuar kjo dhe me erën e re të autoritarizmit që po fryn nga të gjitha anët, ky është një ogur edhe më i keq për opozitën, për shkak të Sali Berishës.

Nuk di sa do munden partitë e tjera të vogla të faktorizohen që të mos lejojnë PS të ketë një shumicë kushtetuese, por gjasat janë të vogla.

Kështu që fitorja e vetme që mund të arrijë PD dhe Berisha më 11 maj është të prishë këtë diferencë që ka sot me PS, qoftë dhe me partitë e vogla. Ndryshe, bëjini një monument Lulzim Bashës në oborr të SHQUP-it, për të kujtuar si historike atë rezultat që arriti më 2021, sepse PD nuk ka për ta arritur më kurrë atë rezultat. Dhe gjithë rezultatet e tjera më parë, që së paku nuk e lanë PS të kishte shumicë kushtetuese, siç po duken gjasat këtë radhë./   S.M

Të fundit

Veliaj shpërndan 75 apartamente në Kombinat: Te 5 Maji në mars japim 273 banesat e fundit

75 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat morën çelësin e shtëpisë së tyre të re. Në ceremoninë e...

Porosisin 14 mijë KILOGRAMË në ditë, qytëtarët e këtij VENDI të “çmendur” pas PICËS!

Italia ka 40,000 piceri, 10% e të cilave janë në rajonin e Campania-s, kryeqyteti i të cilit është Napoli, dhe 15,000 restorante të tjera...

Planet e Princit William/ Rolet e rëndësishme që do t’u japë dy anëtarëve të familjes

Princi William tashmë po bën plane për rolin e tij të ardhshëm. Mbreti Karli III mund të mos largohet ende si monark, por pasardhësi i tij...

Neda Balluku rrëfen marrëdhënien me Arbër Hajdarin

Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, Neda Balluku, opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për...

Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! Ky APLIKACION po ia merr “FRONIN”

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Lajme të tjera

Web TV