Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, Neda Balluku, opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë të re të saj dhe si po ndihet në këtë rol kaq të rëndësishëm…
Cilët nga banorët mendon se po bën lojën më të mirë?
Të gjithë po përpiqen. Është kasti që ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ndaj asnjë.
Kur e ndjek nga televizioni e ke më kollaj të afeksionohesh apo të gjesh veten tek njëri nga ata. Por kur je aty e ke mendjen të kapësh situata dhe ti dëshiron që të hetosh për situatat, e ngjarjet për të bërë pyetje e t’i nxjerrësh pak zbuluar banort, që edhe publiku t’i shohë.
Si është marrëdhënia jote me Arbër Hajdarin?
Me Arbrin ndihem vërtet shumë mirë. Më ka pritur dhe më ka respektuar, flasim shumë shpesh. Është një djalë që shkëmbejmë batuta, kënaqem, kalojmë shumë mirë. Më pëlqen që e kam në krah këtë vit.
A mendon se Amber bëti zgjedhjen e duhur që u largua?
Jo, askush nuk bën mirë kur tërhiqet. Është një përvojë që të ndryshon brenda ditës. Jam gjithmonë kundër që dikush ta lërë. Çoje përvojën deri në fund. Sidomos në “Big Brother” që të vjen një herë në jetë dhe është unike. Nuk mund ta bësh për herë të dytë.
Së fundmi ka pasur disa akuza drejt Jozit për orientimin e tij seksual, si e sheh këtë gjë?
Mendoj që çdo vit kjo është. Njerëzit e komentojnë dhe diskutojnë “Big Brother”. Është diçka që ka interes. Por duhet pasur kujdes që të mos arrijë puna tek denigrimi i njerëzve./ S,M