Plani i qeverisë/ Taksa e pronave, nuk përjashtohen kategoritë në nevojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera, që deri më tani nuk kanë paguar.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 thuhet se në vitin 2018 u miratuan ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme ndërtesa, duke kaluar nga taksa me kuotë fikse për m2 , në taksën “ad valore”, pra me përqindje mbi vlerën e pasurisë së paluajtshme-ndërtesë.

Kjo reformë u shoqërua me krijimin e Kadastrës Tatimore dhe të Regjistrit të pasurive të paluajtshme, ku evidentohen pasuritë e paluajtshme, pronarët, vendndodhja, vlera e pronës dhe të dhëna të tjera. Miratimi i ligjit u shoqërua me vendosjen e disa përjashtimeve nga pagesa e taksës.

Nga vlerësimet paraprake të bëra nga qeveria, vërehet se disa përjashtime duhet të eliminohen, si dhe ka hapësirë që të mund të rritet edhe norma e taksës së pronës. Këto ndryshime do të reflektohen në ligjin e ri “Për taksën e pasurisë së paluajtshme”, po hartohet me asistencën e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe do jetë në proces konsultimi publik.

Në draft argumentohet se duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera.

Strategjia parashikon që në tremujorin e parë të vitit të bëhet finalizimi i Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale (SIKF), si dhe ndërveprimi i tij me sistemet e tjera dhe shtrirja në bashki.

Të bëhet pilotimi, ndërtimi i kapaciteteve dhe institucionalizimi i procedurave për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, popullimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të pasurisë së paluajtshme në SIK. Sistemi i ri i taksimit do të nisë aplikimin nga 1 janari 2026.

Lexo edhe :  Horoskopi 12 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0.8% e PBB-së./   S,M

Të fundit

Përballja hipokrite për primaret mes Berishës dhe grupit të Bardhit

Ajo që ishte paralajmëruar dhe që të gjithë prisnin, që Berisha do t’i përdorte primaret brenda PD-së si giotinë...

TikTok vendos mbylljen e aktivitetit në SHBA

TikTok preferon mbylljen, në vend që t’ua shesë aktivitetin në territorin e Shteteve të Bashkuara, kompanive amerikane. Rrjeti i famshëm social kinez ka nisur...

Veliaj jep lajmin e mirë: Mbi 30 mijë pensionistë kanë marrë abonenë falas

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e radhës stë Këshillit Bashkiak, duke folur për skemën e re sociale për pajisjen me abone falas të...

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Dorian Tola është liruar nga detyra si zëvendësministër i Mbrojtjes. Tola ka marrë këtë detyrë në qershor të vitit 2024. Më herët Dorian Tola ka mbajtur...

Luizi dhe Kiara me pushime në Maldive, ‘kunja’ ndaj produksionit të ‘BBVA’ (VIDEO)

Kur ishte ende pjesë e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos iu premtua një udhëtim çift në Maldive nga produksioni, në...

Lajme të tjera

Web TV