Rriten aplikimet për azil në vendet e BE, ja 3 shtetet me kërkesat më të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë rifilluar sërish rritjen në muajin tetor. Të dhënat e Eurostat, të përpunuara nga Monitor bënë të ditur se në tetor 2024 u shënuan gjithsej 685 kërkesa për azil, që është numri më i lartë që nga shkurti i këtij viti, kur shifra ishte 750.

Gjithsesi, në raport me 2023-n, ikjet përmes kërkesave për mbrojtje të përkohshme kanë shënuar rënie, Gjithsej për periudhën janar tetor 2024, kishte 6170 kërkesa për azil, me një rënie prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri më i lartë i aplikimeve në 5 vitet e fundit u regjistrua në 2022-2, kur një valë e re emigracioni përfshiu vendin. Në janar tetor 2022 kishte gjithsej rreth 11 mijë kërkesa për azil.

Franca vijon të jetë shteti kryesor ku shkojnë pjesë më e madhe e atyre që aplikojnë për mbrojtje të përkohshme. Në janar-tetor të 2024, në këtë shtet, që njihet për politikat e tij sociale, u regjistruan gati 2 mijë kërkesa. Më pas vijon te renditet Italia (1550), Gjermania (1250), Greqia (850)./kb

Të fundit

Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi!

Një tjetër pikë e trajtuar sot në ‘Studio Live’ nga të ftuarit ish-zv/ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja dhe gazetari...

A do të futet PD në zgjedhje edhe pa qeveri teknike? Përgjigjet e bindur Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Gjatë...

Hollivudi në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur David Lynch

David Lynch, shkrimtari-regjisori, veprat e të cilit përfshijnë Mulholland Drive dhe Twin Peaks, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Vdekja e Lynch u njoftua në faqen...

Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Manastiret e Luginës së Drinos në vendin tonë janë pjesë e listës së 25 vendeve të rrezikuara të World Monuments Watch për vitin 2025. Në...

Huthit kërcënojnë Izraelin: Nëse sulmoni Gazën para armëpushimit…

Udhëheqësi i Houthive të Jemenit ka kërcënuar se do të vazhdojë të kryejë sulme nëse Izraeli përshkallëzon sulmet në Gaza përpara se të zbatojë...

Lajme të tjera

Web TV