Nënshkruhet marrëveshja për partneritet 100-vjeçar mes Britanisë dhe Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan një marrëveshje partneriteti 100-vjeçare mes dy vendeve, me qëllim thellimin e lidhjeve të sigurisë dhe forcimin e marrëdhënieve.

Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhëniet tona janë më të forta se kurrë”, tha Zelensky pas nënshkrimit të marrëveshjes, raporton Reuters.

Starmer mbërriti në Kiev më herët sot, ku u takua me Zelensky.

Marrëveshja e “partneritetit 100-vjeçar” mbulon fusha të shumta duke përfshirë mbrojtjen, shkencën, energjinë dhe tregtinë.

Vizita e paparalajmëruar e Starmer është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës në korrik.

Ai e vizitoi vendin në vitin 2023 kur ishte lider i opozitës dhe ka folur dy herë me Zelensky në Londër që kur u bë kryeministër./K.K

Të fundit

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Lajme të tjera

Web TV