Dua Lipa i hyn biznesit, aplikon për patentë ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa është padyshim këngëtarja më e re në moshë me fitimet më të larta në botë, me 24.7 milionë paund pasuri por duket se nuk do të ndalet me kaq.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka aplikuar për një patentë ndërkombëtare të emrit të saj, një biznes që Dua do ta ndjekë vetë nga afër. Përmes kësaj patente, ajo do të mund të regjistrojë online veshje dhe bizhu, kozmetikë, lojëra kompjuterike, libra dhe enë kuzhine.

Një burim shumë pranë këngëtares shprehet: “Dua e di që për të ka shumë interes dhe vëmëndje tani dhe do ta shfrytëzojë momentin për të vënë pasuri”.

Avokati i këngëtares ka theksuar se ka aplikuar për një patentë ndërkombëtare për të mbrojtur emrin e Duas në SHBA, Kanada, Europë, Australi, Izrael dhe Lindjen e Largët.

Patenta do të jetë në fuqi për 10 vitet e ardhshme dhe do të pengojë çdo tentativë që ndonjë kompani apo person fizik, të mund të përfitojë nga emri i Dua Lipa-s./Burimi: The Sun

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV