Kushti ndaj biznesit për fondin qeveritar/Rritje profesionale e punonjësve dhe marketing

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo më me para vetëm për infrastrukturë, teknologji apo zgjerim biznesesh. Fokusi i ndihmës qeveritare për ndërmarrjet e vogla e të mesme po zhvendoset drejt burimeve njerëzore. Ky është edhe një prej rekomandimeve kryesore të partnerëve ndërkombëtarë dhe Bashkimit Europian, në mënyrë që braktisja e vendit të ndalet.

Për bizneset që duan të përfitojnë nga fondet e shtetit duhet të kenë si qëllim kryesor trajnimin  e punonjësve për t’u përshtatur me hovin teknologjik të kohës. Në disa sektorë ndihma e shtetit këtë vit do të jetë në vlerën 100%.

Janë rreth 5 mijë e 842 ndërmarrje të vogla dhe 1 mijë  e 306 të mesme me numër punonjësish nga 10 deri në 249 në të gjithë Shqipërinë. Për të rritur konkurrueshmërinë në treg qeveria do t’u japë bizneseve deri në 22 milionë lekë. Vëmendje qeveria po i jep edhe sektorit të artizanatit me fonde që arrijnë deri në 10 milionë lekë.

Pas plotësimit të kritereve bizneset detyrohen edhe që fondin mbështetës nga qeveria ta përdorin për reklamim në rrjete sociale apo dhe panaire ndërkombëtare./e.t

Të fundit

Shtyhet për herë të dytë seanca për Alqi Bllakon, ja kur u caktua seanca e rradhës

Shtyhet seanca për Alqi Bllakon, në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Shkak u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Seanca e...

Bungo kërkon shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH: Duan të zgjedhin drejtoreshë një…

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash...

Lufta në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Zyra e Netanyahut tha se...

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi simpatik u shfaqën duke vallëzuar...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

Lajme të tjera

Web TV