“Berisha i frikësohet partive të vogla”, gazetari: Ka kuptuar që po i marrin elektoratin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan pohoi se SPAK rezulton se institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%).

Më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh del në pah diferencat e madhe ndërmjet kryeministrit Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).

Gazetari Artur Nura në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se rezultatet e sondazhit kanë treguar atë çfarë tashmë ishte e pritshme, duke nënvizuar se besueshmëria e qytetarëve ndaj SPAK është rritur. Ndërsa sa i përket situatës politike ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kuptojë sa më shpejt realitetin dhe se nuk mund të rrijë me mendimin se mund të marrë pushtetin.

“Berisha duhet të kuptojë mirë realitetin , nëse do të vazhdojë të mos e pranojë do të ketë një qasje të gabuar. E kemi thënë që Berisha nuk është i sinqertë me veten ose nuk do të pranojë realitetin. Berisha duhet të kuptojë që pushtetin nuk e merr. Unë dëshiroj të besoj që partitë e vogla të kenë praktika të Italisë apo të Greqisë. Në koalicionet e mëparshme të PD me partinë e lirisë, ka pasur shqetësime brenda partisë demokratike, nuk kanë dashur të japin vende të sigurta për të marrë vetë. Ne e dimë që PD nuk funksionon si duhet të funksionojë. Edhe Meta edhe Berisha janë në proces penal. Edhe zotit Berisha i duhet zoti Meta sepse ka ndjeshmërinë e tij personale”, tha ai./    S,M

Të fundit

Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr., ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë për mikpritjen e familjes nga...

Stërvitja në të ftohtë dhe ngrica përmirëson shëndetin

I ftohti dhe ngrica mund të nxisin shëndetin e trupit dhe të përmirësojnë performancën e rezistencës, të ashtuquajturat qëndrueshmëri, shkruan salute.eu. Nga ekzaminimet e studiuesve...

Po ecte në anë të rrugës me fëmijën ,kush është viktima e aksidentit fatal në Berat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal. Një makinë, që drejtohej nga një 24-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore 30-vjeçare,...

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Spiropali: Miratuam ndryshime në rregullore

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, me anë të një postimi në X shkruan se sot është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e...

Donald Trump do të përmbysë 80 vite të politikës së jashtme amerikane

Kritikët e Donald Trump shpesh e kanë akuzuar për paturpësi dhe izolacionizëm. Megjithatë, edhe para se të marrë detyrën më 20 janar, ai ka treguar...

Lajme të tjera

Web TV