Komedia e shkruar dhe me regji të Leka Bungos “Ëndërr në Papafingo” u ngjit në skenën e Teatrit Skampa në Elbasan këtë të enjte duke ironizuar vitet e mbrapshta të diktaturës. Pjesa që portretizon ndërtimin e familjes së re socialiste në komunizëm parodizon martesat me shkuesi si formë korrupsioni të kohës.
Aktorët e zgjedhur nga Bungo përcollën personazhet që bartnin mendësinë e një mendësie të mykur në një sistem shtypës, përvetësimit të pronës dhe përplasjet kulturore të kohës.
Komedia “Ëndërr në Papafingo” vjen si bashkëpunim i teatrit Skampa me Teatrin e Fierit dhe vihet në skenë në Teatrin Skampa edhe në datat 17-18 Janar./e.t