“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama: Gjermania është bërë e vështirë për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës.

Mes diskutimeve dhe batutave mes tyre dhe kryeministrit, çifti thanë se kanë një djalë që punon jashtë vendit, në Gjermani, ndërsa vajzat jetojnë në Shqipëri, ku e ndihmojnë herë pas here me biznesin.

Ai po punon si marangoz në Gjermani, ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre. Kryeministri ‘e kritikoi’ duke bërë thirrje që të kthehej në vendin e tij.

“Ajo kafja e gjermanëve është sikur pi lëng gështenje”, tha Rama.

“Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do t’i dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh.

Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen. Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje.

Ça bën ai atje Gjermani, marangoz, e mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu. Është bërë e vështirë në Gjermani për gjermanët, jo më për ne”, shtoi Rama./   S.M

Të fundit

Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

Sot trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan ardhjen e tyre në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO,...

Trump hedh në treg monedhën e tij virtuale, që kap vlerën 14.5 miliardë dollarë

  Në prag të ceremonisë së inagurimit, presidenti amerikan Donald Trump rikujton se është edhe një biznesmen I suksesshëm duke nxjerrë në treg një kriptomonedhë....

Osmani delegon një delegacion të kabinetit të saj në inaugurimin e Trump

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për të marrë...

Rama: Mbështetje financiare e kredi të buta për emigrantët që kthehen të investojnë

Në podkastin flasim kryeministri rama kishte te ftuar dy emigrantë që janë rikthyer të investojnë në Shqipëri. Ai tha se së shpejti qeveria do të...

150 mijë gjyqe të bllokuara! Kërkohet ndryshim i ligjit

Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje mbasi deri më tani çështjet në pritje kanë shkuar deri në 150 mijë që po presin në...

Lajme të tjera

Web TV