Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Në listën paraprake të zgjedhësve janë pothuaj 3.73 milionë shtetas në moshë për votim. Nga këta, rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri (bazuar në Cens-23 dhe koeficientët e vdekshmërisë, emigracionit dhe mbushjes së moshës 18 vjeç). Pjesa tjetër, rreth 1.8 milionë zgjedhës, banojnë jashtë Shqipërisë.

Qysh nga data 11 janar, kur filloi regjistrimi i emigrantëve në KQZ, janë regjistruar mesatarish 4100 kërkesa në ditë. Në qoftë se kërkesat do të vazhdojnë me këtë ritëm, në fund të periudhës 3-mujore të regjistrimit do të kemi rreth 370 mijë kërkesa.

Ky numër përputhet pak a shumë me ekstrapolimin e përafërt të votuesve nga emigracioni që më rezultoi në sondazhin e fundit që zhvillova për Report TV.  Por teksa mund të ekzistojë dëshira për të votuar nga emigracioni e 370 mijë zgjedhësve, realiteti tregon se janë miratuar vetëm 65% e kërkesava të shqyrtuara nga KQZ deri më sot. Me këtë ritëm miratimi, i bie që të miratohen deri në fund rreth 240 mijë kërkesa. Dhe është logjike të mendohet se ata që do të miratohen nga KQZ do ta dërgojnë votën e tyre me postë.

Po cilën parti do të ndihmojnë më shumë votat nga emigracioni?

Le t’i kthehemi sondazhit të sipërcituar. Nga ekstrapolimi i përafërt i përqindjeve e këtushme të partive në sondazh, rezulton se pothuaj 1.45 milionë zgjedhës të këtushëm janë të gatshëm të votojnë qysh sot – rreth 720 mijë për PS, rreth 460 mijë për PD, rreth 230 mijë për partitë e reja, dhe rreth 40 mijë për partitë e tjera të vogla.

Ndërsa duke ndërthurur shifrën e mësipërme 240 mijë me përqindjet në emigracion të partive në sondazh, rezulton se PS-ja do të merrte sot rreth 130 mijë vota nga emigracioni, PD-ja rreth 70 mijë, partitë e reja rreth 38 mijë, dhe partitë e tjera të vjetra rreth 2 mijë.

Lexo edhe :  Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Duke mbledhuar votat e këtushme me ato nga emigracioni, PS-ja do të merrte sot rreth 850 mijë vota, PD-ja rreth 530 mijë vota, partitë e reja rreth 268 mijë vota, dhe partitë e tjera të vjetra rreth 42 mijë vota. Pra epërsia e PS-së ndaj PD-së do të rritej prej emigrantëve nga 260 mijë vota epërsi, në 320 mijë vota epërsi.

Me afrimin e zgjedhjeve ndoshta do të shtohet numri i zgjjedhësve të këtushëm që e ndajnë mendjen për të votuar. Gjithashtu mund të rritet edhe ritmi ditor i kërkesave të emigrantëve për t’u regjistruar në KQZ. Sidoqoftë, në këtë fillim të procesit, duket se votat e emigrantëve do të ndihmojnë PS-në që ta rrisë epërsinë e këtushme ndaj rivales së saj kryesore PD./    S,M

Të fundit

Berisha niset sot drejt Gjermanisë, merr pjesë në Kongresin Elektoral të CDU

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të...

Shëndeti/ Rikrijimi i virusit të gripit spanjoll është shumë i lehtë

Ai infektoi një të tretën e popullsisë së botës në atë kohë - rreth 500 milionë njerëz - dhe vrau një të tridhjetën: ne...

Seanca paraprake për Berishën/ “Partizani”, dëgjohet mbrojtja e të pandehurve të tjerë

Këtë të premte po zhvillohet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të cilët...

Fansat të shqetësuar me paraqitjen e Bieber, këngëtari nuk njihet në daljen e fundit

Justin Bieber është parë i tensionuar të mërkurën në New York City mes spekulimeve të fansave për çështjet martesore me gruan e tij Hailey...

Reagimi gazmor i qenit kur zbuloi se pronari i tij e kishte vënë atë në dietë

Platformat e mediave sociale si TikTok, X (dikur Twitter) dhe Instagram na sjellin çdo ditë skenat më qesharake që lidhen me botën e kafshëve. E fundit...

Lajme të tjera

Web TV