Trajneri i Dinamos: Statistikat nuk vlejnë ndaj Elbasanit, pres takim delikat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Elbasanit.

“Nuk do të thotë asgjë që e kemi mundur Elbasanin në dy ndeshjet e para. Statistikat janë bërë për t’u interpretuar, jo për të ‘fjetur mbi dafina’. Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi ata vijnë pas dy fitoreve në kampionat dhe në Kupë.

Luajmë në Elbasan, ku Dinamo zhvillon ndeshjet si pritëse, por është edhe shtëpia e kundërshtarit dhe tifozët elbasanas mund të jenë më të shumtë se ata dinamovitë. Kemi pasur probleme dy javët e fundit me virozat e stinës, në Ballsh nuk luajti Meksi për këtë arsye. Kemi edhe një lojtar që është 50 me 50, pasi ka marrë një goditje në ndeshjen e fundit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë deri të dielën në mbrëmje.

Ne kemi bërë një gjysmë të parë kampionati të mirë dhe tani, përveç pikëve që kemi grumbulluar, kemi edhe një bazament më të fortë që vjen nga loja jonë. Edhe në ndeshjen e fundit me Bylisin, pavarësisht rezultatit, loja e skuadrës ishte e mirë.

 

 

Për merkaton e dimrit të gjithë trajnerët e thonë se është e vështirë të gjesh lojtarë. Dinamo, duke qenë në vend të parë, ka pasur interes nga menaxherët për lojtarët e saj. Kemi dy nga golashënuesit më të mirë të kampionatit, por për merkaton në dalje jemi munduar të jemi pak të kursyer.

Kupa? Nuk është çështje fati që na ra me Skënderbeun, sepse të gjitha skuadrat që kanë dalë në çerekfinale, e kanë merituar. Çdo kundërshtar, qoftë në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit, apo të poshtme, të prish punë, nëse nuk e merr seriozisht dhe nuk jep më të mirën në fushë”, tha Daja para mediave.

Të fundit

Cili do të jetë skenari i protestës nesër? Berisha tenton të tregojë forcën në bulevard

Edhe pse i gjithë fokusi është përqendruar te zgjedhjet e 11 majit, PD duket se vijon me protestat. Sali Berisha...

Diaspora socialistët në gjuetinë e 84 votave! Peleshi: Nuk do pranojë kushtin e Berishës

Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja...

“Vetën shan, ofendon e ulëret gjithë kohës”/Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës

Egli dhe Valbona vazhdojnë debatet me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli e kritikoi se e bezdis gjatë gjithë kohë, ndërsa Valbona...

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë se Shqipëria ende nuk është...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV