Qeveria do të japë kredi me interes 0% për 530 punonjës të administratës publike për vitin 2025. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare përcakton edhe ndarjen sipas institucioneve. Kështu Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit do te ketë 90 kuota. Ndërsa ministria e Shëndetësisë ka të përcaktuar 80 kuota. Më pak kuota janë përcaktuar për 9 institucione të tjera të cilat do të kenë përkatësisht 30 kuota secila. Përfituesit e kredive pa interes përzgjidhen sipas një formule pikëzimi të përcaktuar nga institucioni përfitues.
Gjithashtu këta përfitues sipas kushteve të përcaktuara për të përfituar kredi nuk duhet të disponojnë në pronësi një banesë.Të Banojnë në një banesë të mbipopulluar,apo të banojnë në banesa me rrezik shembjeje apo në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike.
Punonjësit e administratës që do të përzgjidhen sipas formulës do të përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0% nga bankat pasi interesi i tyre do të paguhet nga shteti./kb