Covid-19/ Trump po kërkon aleatë për fushatën kundër Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të zhvillohet pas 6 muajsh dhe me ekonominë globale e cila ndodhet në kaos prej koronavirusit, Presidenti Donald Trump, po kërkon aleatë që të fajësojë Kinën për dështimin për të parandaluar përhapjen e infektimit. Tani, Trump po bën të pamundurën për të kërkuar aleatë për të fajësuar Kinën. Ndërkohë, që shumë aleatë të Amerikës, po bashkohen për të rritur tensionet me Kinën, disa drejtues evropianë kanë shprehur shqetësimin se si Kina e trajtoi krizën.

“Disa opsione hakmarrëse që po diskutohen brenda Shtëpisë së Bardhë për Kinën, janë vendosja e tarifave shtesë për produktet kineze, shkatërrimi i mëtejshëm i kompanive kineze të telekomunikacionit,”, kanë thënë burime për CNN.

Gjithashtu, zyrtarët theksuan se nuk pritet ndonjë veprim i menjëhershëm për këto masa.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, i cili ishte “avokati” për lidhje më të ngushta ekonomike me Pekinin dhe që konsiderohet si një nga këshilltarët kryesor të Presidentit në Kinë, është shprehur se “ka filluar të mendohet marrja e një qëndrimi të ashpër ndaj Kinës”.

Ndër të tjera, shtohet se ka pasur një përpjekje të përbashkët për të izoluar diskutimet tregtare nga tensionet aktuale politike për të mos dëmtuar punën që është bërë deri më tani. Gjithashtu, zyrtarët e administratës kanë qenë të kujdesshëm që të mos e detyrojnë Kinën për mos-performancën e blerjeve në bujqësi.

“Kina ka ndërmarrë disa veprime në lidhje me angazhimet për marrëveshjen tregtare mbi pronën intelektuale, por në përgjithësi ka qenë një rekord i pabarabartë në fazën e parë”,- thanë këto burime, duke shtuar se asnjë palë nuk ka shkelur temën e bisedimeve tregtare të fazës së dytë./Fjala.al/

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV