Fjalimi i Donald Trump/ Milo: ‘Preku’ temat e fushatës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiani i njohur Paskal Milo, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi fjalimin e presidentit amerikan Donald Trump. Milo theksoi se Trump edhe gjatë fjalimit të tij të sotëm gjatë betimit preku temat që ka folur gjatë fushatës.

Historiani nënvizoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar Amerikën e botën për prioritetet e tij.

Paskal Milo: Administrata Biden, përpos të mirave, bëri dhe gabime, sidomos me inflacionin. Kjo ndikoi ekonomikisht tek amerikanët dhe prandaj mendoj se shtetasit amerikanë reaguan. Presidenti është një biznesmen i vjetër që e njeh shumë mirë ekonominë, që di të nuhasë tendencën, por edhe humorin e votuesit amerikanë.

Trump ka paralajmëruar popullin amerikan dhe opinionin botëror për politikat e tij. Donald Trump tha ato gjëra që ka thënë në fushatë, deklaroi se do ta bëjmë SHBA sërish të madhe. Trump preku temat me të cilat fitoi zgjedhjet. Donald Trump ka premtuar se do të mbyllë luftërat, por nuk është diçka kaq e thjeshtë./kb

Të fundit

Fushata në Kosovë/ Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, evidentohen 623 raste on line

Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore në Kosovës është ashpërsuar në javën e fundit. Demokracia në Veprim ka evidentuar 48...

Tregu Rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve

Pavarësisht çmimeve simbolike, fuqia blerëse në tregun rom të Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm, duke e vështirësuar edhe më tej mbijetesën e këtij komuniteti. Për...

Planet për një fëmijë të dytë dhe vështirësitë gjatë shtatzënisë, rrëfehet Sara Gjordeni

“Kisha menduar gjithçka, por jo që do të isha në një podcast duke folur si mami”, u shpreh Sara Gjordeni në një intervistë. Sapo është...

Rama:“Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë”

Edi Rama: Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin. Vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të...

Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë

Të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë kanë organizuar mbrëmjen e 31 janarit "Sofrën Çame" në Sarandë. Një traditë për të...

Lajme të tjera

Web TV