Rikthehet konflikti për ‘Zgjedhoren’, LSI: Këshilli nuk do mblidhet më. Mazhoranca: I kemi votat për ta miratuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare kanë rikthyer konfliktin për reformën zgjedhore. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Këshilli Politik nuk do të mblidhet më, pasi presin përgjigje për 5 propozimet që i kanë bërë mazhorancës.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili akuzoi përfaqësuesin e PS, Damian Gjiknuri se është duke sbotuar qëllimisht punën e Këshillit.

“Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës. Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik. Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre. Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit. E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve. Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja”, shprehet Vasili.

Por Gjiknuri i konsideron kontradiktore qëndrimet e opozitës. Ai paralajmëroi se reforma zgjedhore nuk do të mbetet peng i opozitës jashtëparlamentare.

“Lëshuan disa mesazhe kontradiktore, e quajnë punën e mbyllur apo jo, dhe a janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun. Ne duhet ta rifillojmë ku e lamë, dora jonë është e shtrirë, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng këtë reformë. Unë kam bërë kontaktet e mira informale dhe me përfaqësues të huaj për të nxitur dialogun, nuk kam marrë një përgjigje definitive. Parlamenti i ka votat, bashkë me opozitën parlamentare, ky Parlament është legjitim. Nuk mund të kthehet në një çek pa skandencë. Nëse ngelet problemi për një datë, edhe pse s’kam parë vullnet, do i drejtohem zyrtarisht PD, që jam gati për dialog, unë do propozoj rifillimin në javën që vjen të Këshillit. Nëse nuk duan të marrin pjesë, le t’ua thonë shqiptarëve. Janë disa pika, administrata zgjedhore, nëse ka një ndryshim loje është heqja dorë e partive politike nga administrimi i zgjedhjeve, ne po diskutojmë”, tha ai.

Lexo edhe :  Në burg prej tetorit, Meta merret sot në pyetje nga SPAK

Edhe Rudina Hajdari, si përfaqësuese e opozitës në Parlament, tha se PD dhe LSI e kanë vetë në dorë nëse duan të marrin pjesë në realizmin e reformës.

“Nuk shikoj asnjë problem, është një reformë që ka për të ndodhur se është një detyrim kombëtar, i kemi të gjitha rastet. Nëse nuk mblidhet Këshilli politik, e kanë në dorë vetë. Bashkëpunimi me ta ka ecur mirë, kemi rënë dakord për pjesën dërrmuese që ata kanë propozuar tani është çështje votimi, Këshilli i ka dhënë propozime, të gjitha janë duke u shqyrtuar nga ekspertët, ajo që është e rëndësishme është që ne të jemi transparent, sipas standardeve kombëtare. Nuk mund të zgjedhim një Kolegj Zgjedhor me gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, do zgjedhim modelim më të mirë. Konsensusi është fjala kryesore sa i përket Reformës Zgjedhore”, u shpreh deputetja Hajdari.

Opozita jashtëparlamentare ka bërë disa propozime ku përfshihet edhe kërkesa për qeveri tranzitore përpara zgjedhjeve parlamentare. Nga mazhoranca nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë kërkesë.

Reforma Zgjedhore është një kusht kryesor i Bundestagut të Gjermanisë për të zyrtarizuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian./Fjala.al/

Të fundit

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë...

Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Hëna e ujkut është emri i Hënës së parë të Plotë të vitit të ri që ndodh në janar. Por pse quhet Hëna e...

“Përgatitjet për takimin”, ekipi i Trump: Do të ketë telefonatë me Putin ditët e ardhshme

Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda “ditëve dhe javëve të ardhshme”,...

VIDEO/ Në krye të detyrës! Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në...

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy. Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’,...

Lajme të tjera

Web TV