Champions League/ UEFA cakton datat, ja kur do të luhen ndeshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shifrat e viktimave dhe të prekurve nga Covid-19 janë duke rënë, UEFA ka bërë gati planin dhe datat e mbetura për ndeshjet e Champions League.

Fillimisht janë në pritje të mbylljes së kampionateve kombëtare dhe më pas rreth datës 8 gusht është koha e Champions.

Për ekipet që garojnë në këtë kompeticion, kalendari do të jetë shumë i ngjeshur, pasi mes datave 11 dhe 15 gusht parashikohen të zhvillohen çerekfinalet.

Çdo javë deri në finalen e madhe që pritet të zhvillohet në 29 gusht, kur do të mbyllet edhe edicioni i Kupave të Europës do të jetë e tillë. Ndërsa takimet do të jenë teke dhe me eliminim direkt, pasi vetëm në këtë mënyrë, UEFA mund të përgatisë normalisht sezonin e ardhshëm.

Qeveria europiane e futbollit ka njoftuar se ka nisur procedurat për rimbursimin e biletave të Euro 2020, që u shty për në verën e vitit të ardhshëm./Fjala.al/

Të fundit

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Lajme të tjera

Web TV