Trupi ju sinjalizon vetë për problemet që vuan. Ja çfarë tregon kolla e vazhdueshme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolla është mekanizmi më efikas i trupit për të nxjerrë çdo substancë që futet në mushkëri dhe acaron rrugët e frymëmarrjes. Megjithatë, nëse ajo është e vazhdueshme dhe duket sikur nuk ka të mbaruar, mund të sinjalizojë një problem më serioz.

Në disa raste, kollitja e vazhdueshme mund të shkaktohet nga astma ose problemet me mushkëritë. Por pavarësisht këtyre sëmundjeve, kollitja minimializohet kur inflamacioni në mushkëri mbahet nën kontroll. Ekspertët thonë se edhe nëse njerëzit diagnostikohen me astmë apo bronshit dhe kolla nuk eliminohet atëherë duhet të kryeni analizat për të parë shëndetin e zemrës.

Simptomat ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes

Dështimi i zemrës nënkupton që muskuli i zemrës nuk pompon mjaftueshëm gjak për të plotësuar nevojat e zemrës. Kjo shkakton akumulimin e lëngjeve jashtë enëve të gjakut në mushkëri, një problem që në termat mjekësorë njihet si edema pulmonare.

Këtu futet në punë mekanizmi i kollës, falë së cilës trupi përpiqet të eliminojë këto lëngje të tepërta. Në këto raste, kolla zakonisht shoqërohet me marrjen e frymës që vështirëson edhe kryerjen e  aktiviteteve më të lehta ditore.

Për shembull, njerëzit e prekur nga ky problem e kanë të vështirë edhe të shtrihen pa iu marrë fryma. Kur njerëzit diagnostikohen me probleme të tilla me zemrën dhe nisin trajtimin specifik, atëherë kolla zhduket.

Kurat më të mira natyrale kundër kollës

Pas marrjes së medikamenteve përkatëse, ju mund të shfrytëzoni disa kura natyrale që zbusin rrugët e frymëmarrjes të acaruara nga kolla. Një prej këtyre kurave është mjalti i cili zbut dhe ushqen rrugët e frymëmarrjes dhe frenon kollën. Mjaltin mund ta kombinoni me shumë çajra bimore dhe t’i pini dy herë në ditë.

Lexo edhe :  Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Xhenxhefili është një kurë natyrale që lehtëson kollën e thatë apo atë astmatike. Xhenxhefili lufton inflamacionin dhe largon të përzierat.

Shurupet e kollës me trumzë lehtësojnë kollën e bronshitit, sepse trumza është shumë e pasur me antioksidantë.

Ju mund të shfrytëzoni mirësinë e trumzës edhe duke e pirë si çaj dhe duke e pirë rregullisht./K.K

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV