21 Janari”, Klosi: Dëmtimi i provave ishte shumë i rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e ka konsideruar një akt të rëndë fshirjen e provave të “21 Janarit”.

I ftuar në “News Line”, ai u shpreh se gjithçka është e qartë pasi televizionet e kanë filmuar atë moment. Sakaq, Klosi shpreson që e vërteta do të dalë në dritë, pasi ngjarjen e njohin më shumë se 10 persona dhe hetimet po vijojnë.

“Unë nuk jam jurist të them si lidhen problemet me nëjra tjetrën. Por dëgjova akuzat dhe një gjë është e mirë pëor këtë ngjarje që të gjitha televizonet e kanë regjistruar këtë ngjarje. Duket qartë që është dhënë me urdhër, momenti kur njerëzit rrëzohen. Llogjikisht, mua s’më duhen prova, e di që prokurorisë i duhen dhe gjykatës, por kjo është detyra e tyre. Prandaj edhe është prokurori speciale. Ata që qëlluan janë njerëz të rëndësishëm të gardës, është diçka që dihet. Provat mund të jenë eleminuar, por ka dhe nga ato që duhet të merren, në pyetje.

Kjo ishte një protestë e lajmëruar, me leje. Është e qartë që serveri i kryeministrisë i ka filmuar, prandaj prishja e tyre ishte shumë e rëndë. Sigurisht, që kam shpresa. Ngjarjen e njohin më shumë se 10 vetë. Kështu që kam shpresën që do dalë”, tha ai./K.K

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV