Guardiola nxit Fodenin: Të rinovojë përjetësisht me Mançester Sitin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola i ka kërkuar Fill Fodenit që të bëhet një lojtar i një klubi te Mançester Siti, duke ndjekur Erling Halandin në angazhimin e së ardhmes së tij afatgjatë në klub.

Sulmuesi norvegjez firmosi një kontratë të re me kampionët e Anglisë deri në vitin 2034, pasi ra dakord për një rinovim 9.5-vjeçar, që do t’i sigurojë atij një rrogë mbi 200 milionë paund. Ndërkohë, që për Fodenin ka qenë një sezon i vështirë, pasi nuk ka treguar cilësinë e tij të zakonshme këtë sezon, por po tregon shenja të kthimit në maksimumin e tij.

Sulmuesi i akademisë, i cili u kurorëzua si lojtari më i mirë i Premier Ligës sezonin e kaluar, ka shënuar pesë gola në tri paraqitjet e tij të fundit në Premier Ligë dhe Siti dëshiron t’ia rinovojë kontratën që skadon në 2027.

Pep tha për 24-vjeçarin: “Ai nuk duhet të largohet. Ai mund të jetë një njeri klubi të vetëm dhe të përfundojë karrierën e tij këtu dhe të luajë shumë e shumë vite me moshën, sasinë e golave, ndeshjeve, asistimeve dhe etikën e tij të punës. Ne jemi me të vërtetë shumë të kënaqur që ai është sërish i lumtur dhe po shijon lojën e tij dhe kjo është pozitive për të gjithë ne”.

 

 

Kontratën e fundit në “Etihad”, Foden e firmosi dy vite më parë, ndërsa ai u shndërrua në një lojtar shumë të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolës. Prej atëherë ai është shndërruar në një prej talenteve më të mëdhenj të Premier Ligës./K.K

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV