Princ Harry ndalon betejën ligjore kundër botuesit të “The Sun”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princ Harry ka zgjidhur padinë e tij ligjore kundër botuesit të “The Sun”.

Duka i Sussex dhe ish-nënkryetari i Laburistëve, Lord Tom Watson, ngritën veprime ligjore kundër News Group Newspapers (NGN) mbi akuzat për mbledhje të paligjshme informacioni nga gazetarë dhe hetues privatë midis viteve 1996 dhe 2011.

Të mërkurën në mëngjes, avokati i Harry-t, David Sherborne tha se palët kishin “arritur një marrëveshje” dhe se NGN i kishte ofruar falje 40-vjeçarit dhe do të paguante “dëmshpërblim”.

NGN i kërkoi Harryt falje për “ndërhyrjen e The Sun midis 1996 dhe 2011 në jetën e tij private”. Ai tha se këto përfshinin “incidentet e aktiviteteve të paligjshme” të kryera nga hetuesit privatë që punonin për The Sun. NGN gjithashtu kërkoi falje për “hakimin e telefonit, mbikëqyrjen dhe keqpërdorimin e informacionit privat nga gazetarët dhe hetuesit privatë” në News Of The World.

Ekspertët e quajtën këtë një “fitore të madhe” për Princin Harry./K.K

Të fundit

Hulumtimi i thellë i Google: Çfarë mund të bëni me kërkimin me AI?

Mënyra se si i bëjmë kërkimet tona në Google do të ndryshojë. Në epokën e Inteligjencës Artificiale , motori i kërkimit më i...

“21 Janari, krim kundër njerëzimit”/Çupi: Nëse nuk zbardhet, shteti nuk do të ecë përpara

Analisti Frrok Çupi e cilëson “21 Janarin”, një krim kundër njerëzimit. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u spreh se nëse...

Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026!

Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar do të bëjnë...

Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?

Nga Ylli Pata Si Bessent ashtu dhe Grenell janë personazhe që kanë qenë mjaft kritik me administratën Biden, e nuk e kanë takuar Lulzim Bashën...

Fasting: A është kjo “receta” më e mirë për humbjen e peshës?

Një përmbledhje sistematike dhe meta-analizë e botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit shkruan se si kombinimi i ushtrimeve me një protokoll specifik agjërimi me...

Lajme të tjera

Web TV