Basha ndryshe nga Kryemadhi: Jemi gati që nesër të rikthehemi në Këshillin Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga Monika Kryemadhi, partnerja kryesore në koalicionin opozitar, Lulzim Basha u shpreh i gatshëm të rikthehet menjëherë në tryezën e Këshillit Politik ku po diskutohet reforma e re zgjedhore.

Në një komunikim nga selia blu, Basha ndonëse akuzoi Qeverinë se i mungon vullneti për të pranuar propozimet e opozitës, tha se Partia Demokratike nuk është larguar kurrë nga tryeza.

“Janë gënjeshtra, nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti për tu shprehur për propozimet. Kemi gati edhe propozime të tjera. Jemi gati që nesër të vijojmë diskutimet”, deklaroi Basha.

Opozita jashtëparlamentare ka bërë disa propozime ku përfshihet edhe kërkesa për qeveri tranzitore përpara zgjedhjeve parlamentare. Nga mazhoranca nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë kërkesë.

Reforma Zgjedhore është një kusht kryesor i Bundestagut të Gjermanisë për të zyrtarizuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Të fundit

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Lajme të tjera

Web TV