Edhe pse jemi zyrtarisht ne mes te fushates elektorale ne Kosove, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka publikuar programin zgjedhor.
Një gjë e tillë po kritikohet nga analistët politikë, të cilët thonë se ky është një veprim jo strategjik i partisë së kryeministrit Albin Kurti. Madje, sipas tyre, mungesa e programit zgjedhor tregon edhe paaftësinë e arrogancën e Lëvizjes Vetëvendosje para qytetarëve.
Në anën tjetër, në LVV nuk kanë kthyer përgjigje se pse nuk e kanë publikuar programin zgjedhor dhe se kur planifikojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Sipas Profesorit te shkencave politike, Dritëro Arifi, programi zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje tregon paaftësinë për të paraqitur ofertën e tyre para qytetarëve.
“Mungesa e programit zgjedhor apo premtimeve ose kontratën që e bën partia, në këtë rast partia në pushtet me qytetarët apo votuesit e saj është se çka do të bëjë në katër vitet e ardhshme. Mendoj se pse s’ka program zgjedhor ka të bëjë me faktin se është thyer një lloj besueshmërie. Këta po premtojnë gjëra vetëm për të cilat janë duke folur por jo të shkruara, detajizuara dhe të harmonizuara edhe me projektet financiare. Është një ikje nga realiteti pasi më shumë po mundohen të krijojnë një shoë mediatik sesa seriozitet përmbajtjesor të programit zgjedhor…Në momentin që partia në pushtet se katër vite me gjithë këtë fuqi politike mos të jetë në gjendje që të formulojë të paktën edhe një program minimal kjo tregon arrogancë dhe një lloj paaftësie. Unë kisha thanë janë të dyja”.
Edhe per analistin politik Dorajet Imeri, vonesa e publikimit të programit zgjedhor nga LVV-ja nuk është veprimi me I mire qe nje parti mund te ndermarre pak dite larg zgjedhjeve.
“Mbajtja e fushatës zgjedhore pa një program të shkruar nuk konsideroj se është veprimi më strategjik që ndonjë parti politike mund të ndërmarrë në fushatë zgjedhore. Përtej kësaj, partia politike në fjalë është duke i përmendur pikat kyçe në fushatën e saj. Por unë përsëri konsideroj që nuk është zgjidhja më e mirë që duhet bëhet. I rekomandoj secilës parti politike që të paraqesë disa nga pikat kyçe që më vonë në një program të shkruar tërësisht të detajuara, pasi kjo tregon seriozitetin e një partie dhe planin e qartë të veprimit që do të ndërmarrin për katërçiptët e ardhshme të mandatit që synojnë ta kenë për qeverisjen e vendit”.
Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur më 11 janar, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt./K.K