24 janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara 24 janari është Dita Ndërkombëtare e Arsimit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke ia njohur meritat për arritjen e paqes dhe zhvillimit dhe duke e njohur si një e drejtë e njeriut, një e mirë publike dhe një përgjegjësi publike.

E drejta për arsim është e sanksionuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Deklarata bën thirrje për arsim fillor falas dhe të detyrueshëm. Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989), shkon më tej duke përcaktuar se vendet duhet ta bëjnë arsimin e lartë të arritshëm për të gjithë.

Sipas OKB-së, Arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm.

Arsimi u ofron fëmijëve një shkallë për të dalë nga varfëria dhe një rrugë drejt një të ardhmeje premtuese. Por rreth 244 milionë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën janë jashtë shkollës; 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe bëjnë matematikë bazë; më pak se 40% e vajzave në Afrikën Sub-Sahariane përfundojnë shkollën e mesme të ulët dhe rreth katër milionë fëmijë dhe të rinj refugjatë janë jashtë shkollës./    S,M

Të fundit

E dinit? Ky është libri që shpiku “Big Brother-in”, ja çfarë shkruhet brenda tij…

“Big Brother” është një nga formatet më të njohura televizive në botë, por pak e dinë që koncepti i...

Rozana Radi trondit Gertën: Olta më do mua, zbulon arsyen pse nuk flasin dy motrat

Rozana Radi dhe Gerta Gixhari janë dy banoret e Big Brother Vip 4 të cilat prej nisjes së këtij formati janë përfshirë në debate...

Ja sa persona do të jenë prezent në finalen e madhe të BBVK 3

Sonte është nata që të gjithë kanë pritur! Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova premton të jetë një spektakël i...

Një këngë e pa publikuar nga Tina Turner del në dritë pas 40 vitesh

Një këngë e papublikuar nga artistja amerikane dhe mbretëresha e rock and roll-it Tina Turner do të publikohet si pjesë e një albumi përmbledhës...

Pse fëmijët shqiptarë po vuajnë sot më shumë nga stresi e ankthi

Ndryshimet në ritmin e jetesës kanë nxjerrë në pah probleme të shëndetit mendor, jo vetëm te të rinjtë, por edhe tek fëmijët më të...

Lajme të tjera

Web TV