U nominua për çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë! Reagon Ariana Grande

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ariana Grande është nominuar për një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor, për interpretimin e saj në filmin Wicked, i cili  është në garë për 10 çmime.

Disa orë pasi u shpallën nominimet, këngëtarja reagoi me një postim në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen e saj për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Grande ka postuar një foto nga fëmijëria e saj, si dhe momente nga filmi “Wicked”. Madje, në njërën prej tyre ajo pozon me yllin Cynthia Erivo, e cila është gjithashtu e nominuar për Oscar.

Këngëtarja e njohur ka shprehur mirënjohjen për nominimin e saj, ndërsa ka falënderuar edhe regjisorin e filmit, John M. Chu, i cili e përfshiu atë në kast.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Ariana shkroi: “ Duke ngritur kokën mes të qarash, dua të shpreh një falenderim të madh për Akademinë për këtë njohje të jashtëzakonshme. Nuk mund të ndalem së qari. Ndihem thellësisht e nderuar të ndaj këtë moment me Arin e vogël, e cila u ul duke studiuar Judy Garland duke kënduar “Diku mbi Ylberin”, pak para se të hynte në këtë flluskë të madhe dhe të bukur. Jam shumë krenare për ty, vogëlushe”.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Faleminderit John M. Çu për marrjen e këtij rreziku me mua dhe për të qenë regjisori, personi dhe shoku më i përkushtuar dhe më i shkëlqyer. Jam shumë krenare për familjen e bukur Wicked. Jam shumë krenare për Elphie, motrën time, dashurinë time Cynthia Erivo. Shkëlqimi juaj nuk ka fund dhe ju meritoni çdo lule (tulipan) që ekziston në çdo kopsht. Të dua pa kushte, gjithmonë. Nuk i kam gjetur ende të gjitha fjalët, ende po mundohem të marr frymë. Por faleminderit. Zot, faleminderit Universal, Marc, familja ime, zemra ime.”

Të fundit

Trump pezullon për 1 muaj tarifat doganore ndaj Meksikës pas bisedës telefonike me…

Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të hënë (3 shkurt 2025) shtyrjen me një muaj të tarifave doganore 25% ndaj mallrave...

“Luiz Ejlli dhunohet në një lokal”, reagon këngëtari dhe zbulon si qëndron e vërteta

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në...

Ndërron jetë aktorja e dashur e serialit “Squid Game”

Aktorja e njohur koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në botën e kinemasë dhe...

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare. Në...

Në Gjermani, Berisha takohet me kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. “Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU....

Lajme të tjera

Web TV