Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane, Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti.

Ai është shprehur se tashmë, për herë të parë në këto shifra, 250 mln dollarë do të shërbejnë për ndërmarrjet e vogla të mesme në bujqësi.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit, e para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen italiane Cassa Depositi e Prestiti, një institucion financiar. Jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit.

Projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohen nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti, për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme të saj.

E dyta Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla të mesme, me fokus kryesorë tek bujqësia, 250 mln euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta”, ka deklaruar Rama./k.k

Të fundit

Vota e diasporës/ Nis takimi i Sali Berishës me shqiptarët në Romë

Ka nisur takimi i kreut të PD Sali Berisha me shqiptarë të cilët jetojnë në Romë. Berisha është pritur me...

“Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesi, i cili shprehet se Shqipëria ka shumë turistë sepse Zoti na ka...

“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet live me nënën e banores

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij...

Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje

Papa Françesku, teksa ishte duke lexuar një pjesë të predikimit të meshës që ai kryesoi në sheshin e Shën Pjetrit ditën e sotme (9...

Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Partia kryesore e serbëve të Kosovës po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare atje pas vite të tëra bojkotesh dhe një riorganizimi të...

Lajme të tjera

Web TV