“Sheba Medical”, partner i QSUT/ Rama: “Qendra Spitalore 2030”, ekselencë për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndodhen në Spitalin Onkologjik, QSUNT, për çeljen e një kapitulli të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center. Vlerësuar si një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i Qendrës Spitalore Universtare “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh optimist për transformimin dhe ecurinë në QSUT dhe në spitalin Onkologjik.

“Jam shumë optimist për ecurinë  e transformimit të QSUT dhe për  transformimin e spitalit Onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi shëndetësor ekselent në Shqipëri. Ky nuk është një shkëmbin sporadik, por një aleancë strategjike bazuar në mirëkuptimin se krah për krah me mjekët, do të arrijmë të krijojmë një sienergji që do ta bëjë këtë periudhë disa vjeçare qendrën spitalore universitare 2030 eskelence për Shqipërinë dhe rajonin. Jam shumë mirënjohës presidentit të Izraelit që u tregua i gatshëm gjatë vizitës së tij në Tiranë të na vendosnin në kontakt”, tha më tej Rama.

Gjithashtu shtoi se nga ky partnership pret që të arrihen nivelet më të mira të menaxhimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

“Duam që qendra spitalore universitare nënë Tereza, të ngrejë në standarde europiane dhe praktika më të mirë ndërkombëtare nivelin e menaxhimit”, tha ai./   S,M

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të...

Kaos përpara startit të derbit Partizani-Tirana, në “Arenën e Demave”, ndërhyn policia

Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”. Përpara...

Anija e sekuestruar me 670 tonë naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), ka arrestuar një inspektor policie dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nxorën naftë nga anija...

Fallciteti i PD

Nga ARTUR AJAZI Janë fallco edhe në Parlament, edhe në protesta. Janë fallco në selinë e partisë edhe në takime me votuesit, kur kthehen  pas...

Vota e diasporës/ Nis takimi i Sali Berishës me shqiptarët në Romë

Ka nisur takimi i kreut të PD Sali Berisha me shqiptarë të cilët jetojnë në Romë. Berisha është pritur me ovacione nga demokratët. Takimi ka nisur...

Lajme të tjera

Web TV