Shërbimet e Onkologjikut, Rama dhe Koçiu: Vijojnë investimet në Shëndetësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali Onkologjik, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” çeli sot një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center, me qendër në Izrael, një nga ekselencat botërore të mjekësisë, që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUNT.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Zëvendëspresidenti i Sheba Midical Center , Dr Joel Hareve, mjekë dhe infermierë,  ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “sot është një ditë e mirë me lajme shumë të mira për një aspekt shumë të rëndësishëm që prek këdo për shëndetin.

Jemi bashkë për një bashkëpunim që ka nisur në fund të 2024-ës në një partneritet me Sheba Medical Center me qendër në Izrael së bashku me QSUNT.

Është një partneritet të cilin gjatë kësaj periudhe dy mujore nga momenti i nënshkrimit të bashkëpunimit mes dy spitaleve tona ne punuam për ta konkretizuar dhe për ta kthyer në një plan veprimi transformues për shërbimin onkologjik në vend”.

Ministrja Koçiu u shpreh se “gur themeli i këtij transformimi është spitali Onkologjik i QSUNT-së, për ta shtrirë më pas edhe në fusha të tjera të shërbimit shëndetësor këtë partneritet që do të thosha është nga partnerët më seriozë, më profesionalë me një nga 10 qendrat shëndetësore ekselente në botë”.

“Ne jemi bashkarisht sot me ekipet shëndetësore me mjekët, infermierët imazheristët, të cilët punojnë në linjën e parë në frontin kryesor dhe në përpjekje sfiduese të përditshme me një sëmundje siç është ajo e tumorit.

Një sëmundje për hir të vërtetës kur prek familje, të afërm, familjarët tanë bëhet shqetësuese për të gjithë komunitetin, familjen dhe pikë së pari për të afërmit dhe pacientin drejtpërdrejt.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Nënshkrimi sotëm i kësaj marrëveshje dhe këtij plani veprimi konkret që është një hap i jashtëzakonshëm, i cili do ti mundësojë ekipeve tona që të ecin hap më hap me kohën, me dijen, me eksperiencën dhe ekselencën e partnerëve të Sheba Medical Center”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “zbatimi rigoroz i këtij plani do të mundësojë një model administrimi efikas, i cili do ë në japë gjithashtu mundësinë të riorganizojmë shërbimin onkologjik të rishikojmë dhe riformatojmë protokollet mjekësore si dhe të përmirësojmë cilësinë e  shërbimit dhe të rrisim besimin e qytetarëve tek shërbimi shëndetësor dhe pikë së pari tek shërbimi shëndetësor në spitalin Onkologjik si dhe lehtësimi i punës së përditshme që ju bëni në këtë betejë të vështirë”./    S,M

Të fundit

Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

Nga Kreshnik Spahiu Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos të votojë Albin Kurtin. Madje...

Real Madridi shpërthen, i drejton letër Federatës së Futbollit në Spanjë

E hënë historike. Klubi i Real Madridit ka bërë publik tekstin që i ka dërguar RFEF-së, duke shfrytëzuar arbitrimin e Cornellà... dhe kundër të...

Arrestohet këngëtari i njohur grek, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u...

RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që të mos përjashtohej nga kampionati”

Zbulimet mbi Inter kanë hapur diskutime të reja: rrëfimi i ngjarjeve financiare të zikaltërve po bëhet gjithnjë e më kompleks me shtimin e disa...

Çfarë ndodhi? KPK rikthen në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)

Vettingu i KPA-së rikthen në detyrë gjyqtarin e shkarkuar të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj dhe prish në këtë mënyrë vendimin e shkallës...

Lajme të tjera

Web TV