Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak, ja sasia që duhet të konsumoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.

Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale. Studime të reja kanë kthyer faqen përsa i përket konsumimit të djathit.

Studimi

Studiuesit e Universitetit të Albertas në Kanada, të cilëve u referohet AgroWeb.org tregojnë se ky ushqim mund të ndikojë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Kryesisht këshillohet për paradiabetikët të cilët kanë një nivel të ulët yndyrnash në trup. Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.

Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve. Gjithashtu ndihmon edhe në stabilizimin e nivelit të insulinës. Megjithëse zakonisht rekomandohet konsumimi i djathrave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij.

Mund të zgjidhni djathin që preferoni dhe të përfitoni të gjithë vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit. Një tjetër studim, të cilit i referohet AgroWeb.org që përfshiu më shumë se 200,000 persona tregoi se konsumimi i djathit çdo ditë ndihmon shëndetin.

Personat që konsumuan një sasi të vogël djathi çdo ditë patën një rrisk më të vogël përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës. Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.

Sa duhet të konsumoni

Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni gjithnjë të kujdesshëm ta konsumoni atë të freskët. Djathi është gjithashtu i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Lexo edhe :  Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni nëse keni stomakun bosh?

Çelësi për një jetesë të shëndetëshme është sigurisht ngrënia e shëndetëshme dhe e pastër. Edhe në rastin e kosumimit të djathit ju mund të zgjidhni t’a konsumoni atë si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime. Kujdesuni të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të bëni zgjedhje të shëndetshme pa abuzuar me asnjë ushqim./k.k

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV