SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani.

Berisha shprehet se do të shkojë në Gjermani për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet.
Berisha deklaroi se vizita në Gjermani nuk shënjon ndonjë gjë ndryshe në raport me SPAK. Ai tha se nuk asnjë motiv që të ndalohet të shkojë jashtë vendit.

Berisha: Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh.

Pyetja: A shënjon një moment paqeje midis jush dhe SPAK?

Berisha: Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje.

Kujtojmë se Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, pasi GJKKO ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e kreut demokrat për të mos u paraqitur./kb

Të fundit

Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike

Thoma Gëllçi Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, partitë kryesore politike shqiptare, si Partia Demokratike (PD)...

“Ku u bazua gjyqtarja që unë isha ‘hajduti’?”/ Ish-ministri Beqaj Letër publike

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar me anë të një letre publike, e cila është publikuar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, në lidhje me...

VIDEO/ “Për Ty”, Dafina Zeqiri i dedikon këngë djalit të saj

Dafina Zeqiri ka një lajm të bukur për fansat e saj, duke publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Për Ty”. Ky është...

Panairi i Madridit/ Rama: Stenda “Albania All Senses”, stacioni më tërheqës për vizitorët

Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert të mërkurën...

Publikohet vlerësimi i ri/ CIA: Pandemia Covid u shkaktua nga incidenti në laborator

CIA ndryshon qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e Covid-19. Ka “më shumë gjasa” që virusi të ketë dalë nga një rrjedhje nga një...

Lajme të tjera

Web TV