Liverpuli fiton pa bërë spektakël, Slot: Edhe babai im ma thotë këtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka pranuar se babai i tij e telefonoi për t’i thënë se fitorja ndaj Lilës të martën nuk ishte emocionuese.

“Reds”-at vulosën kualifikimin e tyre në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në mars, pasi Mohamed Salah dhe Harvi Eliot shënuan në një fitore 2-1 për anglezët kundër ekipit francez. Skuadra e holandezit është në krye të tabelës së Champions-it dhe Premier Ligës pas një nisje sezoni të parë të jashtëzakonshëm nën drejtimin e holandezit.

Të kuqtë vijojnë të jenë fitues, por natyrisht kanë ndryshuar disi stilin e lojës pas largimit të Jyrgen Klopit në fund të sezonit të kaluar. Gjermani e përshkruante si “heavy metal” stilin elektrizues të futbollit të tij, ndërsa i pyetur në konferencën e djeshme përpara ndeshjes me Ipsuiçin nëse tifozët mund të presin fitore me rezultate më të thella, Slot tha: “Jo, kjo është e vështirë për tifozët dhe babai im është gjithashtu një tifoz dhe kur e telefonova pas ndeshjes ai gjithashtu më tha ‘oh, nuk ishte aq emocionuese” si ndeshjet e tjera të Liverpulit për ndeshjen kundër Lilës.

Dhe pastaj duhet të përpiqem t’i shpjegoj atij se këto ndeshje mund t’i humbni lehtësisht nëse filloni të luani me topat e vështirë. Por ai nuk është gjithmonë dakord me mua. Si menaxher, unë isha mjaft i kënaqur me paraqitjen tonë kundër Lilës, sepse ata ishin një ekip që është shumë i organizuar dhe me aq shumë kontroll”. Ai paralajmëroi gjithashtu se Ipsuiçi nuk duhet marrë edhe aq lehtësisht: “Ata kanë qenë ndonjëherë të pafatë në momentet e fundit të ndeshjeve. Pjesa e dytë e sezonit është gjithmonë më e vështirë sepse disa skuadra forcohen gjatë dimrit. Është e drejtë të thuhet se ata janë përmirësuar dhe ky është një kompliment për Kieran MekKenan”.

Holandezi konfirmoi gjithashtu se Liverpuli do të jetë pa mesfushorin Kërtis Xhons për ndeshjen e sotme, pasi ai u zëvendësua në pjesën e parë në fitoren e mesjavës ndaj Lilës. Megjithatë trajneri largoi frikën se Ibrahima Konate nuk është mirë, pasi francezi tha se kohët e fundit ka luajtur me dhimbje që kur u kthye nga një dëmtim në gju në fillim të këtij muaji./K.K

Të fundit

Finlandezët janë qytetarët më të kënaqur në BE

Vlerësimi mesatar i kënaqësisë nga jeta në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2023 ishte 7.3 në një shkallë nga zero...

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Lutemi për miliona viktimat

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga...

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë...

Bleona Qereti bën për ‘ujë të ftohtë’ Arjan Çanin: Mos e zë emrin tim më me gojë se…

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri...

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pas një konflikti diplomatik...

Lajme të tjera

Web TV