Banka Shqiptare e Zhvillimit/Zbardhen detaje,shteti shqiptar do të jetë aksioneri kryesor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi kryeministri Rama njoftoi krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, janë publikuar detaje të projektligjit.Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen ka hedhur për konsultim publik projektligjin për ngritjen e bankës e cila sipas draftit ka qëllim kryesor të financojë rritjen ekonomike të vendit përmes kreditimit të sektorëve të ekonomisë kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përfshirë mikrondërmarrjet dhe start-up-et si edhe mbështetjen e projekteve zhvillimore që lidhen me përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, me fokus të veçantë tek investimet e gjelbra.

Sipas projektligjit qeveria shqiptare do të derdhë një kapital 100 milionë euro nga buxheti i shtetit për të themeluar Bankën Shqiptare të Zhvillimit.

Shteti Shqiptar do të jetë aksionari kryesor dhe fillestar i Bankës Shqiptare të Zhvillimit me një pjesëmarrje minimale prej 51% të kapitalit. Banka Shqiptare e Zhvillimit do të jetë e përjashtuar nga tatimi mbi fitimin, për ti mundësuar fokusimin e burimeve në arritjen e objektivave të saj të zhvillimit.

 

 

Përveçse shteti do të derdhë 100 milionë euro nga buxheti si kapital për bankën, ajo do të mbledhë paratë e qytetarëve që duan të ruajnë kursimet e tyre, sipas modelit italian të librezave postare.

Këto instrumente kursimi, të cilat emetohen me postën kanë avantazhin e tyre kryesor se janë 100 për qind të garantuara nga shteti dhe ndryshe nga depozitat apo llogaritë në bankat private nuk kanë asnjë kosto komisionesh.

Bankën Shqiptare të Zhvillimit (BSHZH) mund të mbledhë fonde përmes mekanizmave të ndryshëm, duke përfshirë pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku dhe instrumente të tjera financiare, të garantuara nga Shteti Shqiptar. Një veçori e këtij neni është bashkëpunimi me Postën Shqiptare Sh.a. ose shoqëri të lidhura me të. Në këtë bashkëpunim, Posta Shqiptare ose entitetet e saj të lidhura do të luajnë rolin e ndërmjetësit midis BZH-së dhe publikut që dëshiron të përfitojë nga instrumentet financiare të lëshuara nga BZH, duke siguruar një qasje më të lehtë dhe efektive për qytetarët’

Lexo edhe :  Kompleksi i banimit në pushtetin e flakëve/ Si të mbroni shtëpinë me SIGAL

Ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Italisë, Cassa Depositi e Prestiti e cila pritet të japë mbështetje teknike për fazat e mëtejshme të ngritjes deri në vënien në operim të Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Përvojat ndërkombëtare kanë treguar se krijimi i institucioneve kombëtare të zhvillimit si Banka Shqiptare e Zhvillimit, rrisin suksesin në nxitjen e zhvillimit ekonomik./k.k

Të fundit

Finlandezët janë qytetarët më të kënaqur në BE

Vlerësimi mesatar i kënaqësisë nga jeta në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2023 ishte 7.3 në një shkallë nga zero...

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Lutemi për miliona viktimat

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga...

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë...

Bleona Qereti bën për ‘ujë të ftohtë’ Arjan Çanin: Mos e zë emrin tim më me gojë se…

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri...

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pas një konflikti diplomatik...

Lajme të tjera

Web TV