Faktorët që çojnë në përjetimin e depresionit pas lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lindjes, është normale që nënat e reja të përjetojnë mërzitje, ankth, trishtim. Por në rastet më të vështira, ato mund të preken nga depresioni. Cilët janë faktorët që ndikojnë në depresionin pas lindjes dhe si mund të ulet rreziku i tij?

Faktorët që ndikojnë në depresionin pas lindjes:

Mungesa e mbështetjes shoqërore

Nuk është gjithmonë e lehtë të kërkosh ndihmë. Pa ndihmën e bashkëshortit e rrethit të ngushtë të të afërmve e shoqërisë, nënat e reja e ndjejnë veten të papërgatitur përballë një presioni të madh të përgjegjësisë për familjen, shtëpinë dhe fëmijën që sapo ka ardhur në jetë.

Niveli i ulët ekonomik dhe arsimor

Edhe pse depresioni pas lindjes mund të prekë çdo grua, pavarësisht nëse është e pasur apo e varfër, e arsimuar apo jo, ai ka më shumë gjasa të haset te gratë që vijnë nga familje me nivel më të ulët ekonomik dhe arsimor. Të kërkosh ndihmë e të trajtosh problemet e shëndetit mendor ka kosto që nuk mund të përballohet nga të gjithë.

Një histori abuzimi

Gratë që kanë përjetuar një histori abuzimi seksual ose dhunë fizike në të kaluarën kanë më shumë shanse të preken nga depresioni postpartum, sidomos nëse trauma që ka lënë abuzimi nuk është trajtuar siç duhet.

Çrregullimet e stresit post-traumatik

Gratë që kanë kaluar ngjarje traumatike mund të përjetojnë depresion pas lindjes. Çdo ngjarje që ka ndikuar keq në gjendjen e tyre psikologjike emocionale si për shembull humbja e një pune, një abort, një përvojë e vështirë lindjeje e mëparshme etj., mund të jenë faktorë që rrisin rrezikun e depresionit pas lindjes.

Mosha

Gratë që bëhen nëna në moshë më të madhe kanë rrezik më të lartë. Ato mund ta kenë shtyrë këtë moment sepse i janë përkushtuar karrierës dhe përballen vonë me një realitet rreth të cilit nuk dinë pothuajse asgjë.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 25 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Gjinia e fëmijës

Sipas një studimi të fundit, nënat që lindin djem kanë 71-79% më shumë rrezik të përjetojnë depresion. Kërkimet treguan që depresioni lidhet me inflamacionin, i cili është më i shpeshtë tek shtatzënitë me djem.

Probleme mendore të pa diagnostikuara

Në shumë raste gratë mund të kenë probleme mendore si depresioni dhe bipolariteti. Nëse këto probleme kalojnë pa u trajtuar, ka shumë gjasa që depresioni të rikthehet pas lindjes së fëmijës.

Si të ulni shanset e depresionit pas lindjes?

Disa nga faktorët si mosha juaj apo gjinia e fëmijës nuk janë nën kontrollin tuaj, por ju mund të përpiqeni të punoni me gjërat që keni nën kontroll. Kërkoni mbështetje sapo të mësoni se jeni shtatzënë, informohuni mbi spitalin ku do të lindni, mbi lindjen natyrale, cezariane, epiduralin etj., pasi të gjithë faktorët bashkë mund të ndikojnë në rrezikun e depresionit./k.k

 

Të fundit

Psikologjia/ Një metodë e pagabueshme për të mësuar më mirë!

Këshilla që ndokush dëshiron t'u japë atyre që duhet të japin provim është gjithmonë e njëjta: filloni herët, mos e kufizoni veten...

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur me një përbërje pistachio,...

Finlandezët janë qytetarët më të kënaqur në BE

Vlerësimi mesatar i kënaqësisë nga jeta në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2023 ishte 7.3 në një shkallë nga zero deri në 10. Eurostat njoftoi se vlerësimi...

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Lutemi për miliona viktimat

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga...

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë...

Lajme të tjera

Web TV