Kush do të jetë pasuesi i Janullatosit? Procedurat që do të ndiqen dhe emrat që përfliten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush janë dy emrat më favoritë për të marrë kreun e Kishës Ortodokse?

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda sot nga jeta, pas një beteje disa javore me sëmundjen. Ai fillimisht u kuruar në Tiranë, më pas u dërgua në Athinë, ku pavarësisht ndërhyrjeve u shua në moshën 95-vjeçare.

Që në vitin 1992 e deri më sot ai ka drejtuar Kishën Ortodokse Shqiptare dhe pas ndarjes së tij nga jeta, ngrihet pyetja se kush do të jetë pasuesi.

Do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili sipas Statutit të Kishës, do të mblidhet në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani – Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri – Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla – Mitropolit i Apolonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni – Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili – Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti – Mitropolit i Beratit.

Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.

Por kush janë emrat që përfliten?

Deri më tani kanë qarkulluar dy emra dhe at janë: At Joan Pelushi dhe  Arkimandritin Anastas (Mamaj).

Fatmir Pelushi, i njohur si At Joan Pelushi, është Mitropoliti i Korçës. Ai ka lindur në 1 janar të vitit 1956. Ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

Kush do të jetë pasuesi i Janullatosit? Procedurat që do të

At Joan Pelushi

At Joani është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Me tu diplomuar në “Kryqin e Shenjtë” me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbej ne vende të tjera brenda Kishës.  Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Lexo edhe :  Rreziku nga sfidat në TikTok, nxënësja 14-vjeçare transportohet në spital

Por në qarqet diplomatike flitet që ka një testament të lënë nga Kryepiskopi Anastas për të caktuar pasues klerikun që e ka pagëzuar me emrin e tij.

Kush do të jetë pasuesi i Janullatosit? Procedurat që do të

Episkopi Ndihmës i Krujës, Anastas Mamaj /

Bëhet fjalë për një klerik krejt të ri, i moshës 45 vjeç, i cili quhet Episkopi Ndihmës, Anastas, por që emrin paraardhës e ka Enkelejd Mamaj. I lindur në një familje muslimane, me babanë ish- zyrtar i shërbimit sekret të postkomunizmit, Mamaj, është konvertuar ortodoks dhe është shkolluar me një bursë Athine bashkë me një grup të tjerë të rinjsh shqiptar. Mamaj, u shkollua për një vit në Athinë për të mësuar gjuhën, më pas u diplomua për ekonomi në universitetin e Vlorës. Pas diplomimit ka punuar si punonjës dhe shef i zyrave në disa degë të bankave të nivelit të dytë në qytetin e Vlorës.

Ndërsa ishte një nëpunës i thjeshtë banke, afrohet në rrethin e metropolitit të Vlorës dhe Beratit, Ignatit, një klerik arvanitas që e fliste shqipen në mënyrë të përkryer. Më pas Enkelejd Mamaj dërgohet të studiojë teologji në akademinë “Ngjallja e Krishtit” në Shënavlash të Durrësit, ku ndodhet edhe manastiri i madh ortodoks. Doktoraturën e ka kryer në Universitetin privat ‘Logos’, i cili financohet nga Kisha ortodokse në vitin 2023. Direkt pas mbarimit të studimeve, është katapultuar në mënyrë të shpejtë në një post të lartë, atë të Episkopit Ndihmës të Krujës. Mamaj është pagëzuar nga vetë kryepiskopi, i cili i ka dhënë edhe emrin e tij, Anastas.

Siç thuhet në faqen zyrtare të kishës, Mamaj u hirotonis Dhjakon(frat) më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas. Më 20 tetor 2019 u hirotonis (shugurua) prift dhe më 9 gusht 2020 mori titullin e Arkimandrit.

Duhet të presim dhe të shohim sekush do të jetë pasuesi, por këtë herë është thuajse e sigurt që kreu i kishës do të jetë shqiptar. /    S,M

Të fundit

Ikën Lajçak, Peter Sorensen konfirmohet si i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm...

Berisha zbulon detaje nga vizita që do zhvillojë në Gjermani

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi më shumë rreth vizitës që do të zhvillojë në Gjermani. “Jam i ftuar...

“Squid Game”. Sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?

Që nga momenti kur “Squid Game” pushtoi botën, një pyetje ka përndjekur miliona shikues: A është kjo seri e bazuar në një histori të...

Kë mbështet SHBA në Shqipëri?

Nga ARTUR AJAZI Ata që mbajnë shpresën se, SHBA mbështesin “këtë apo atë krah politik në Shqipëri”, e kanë komplet gabim. SHBA, mbështet në çdo...

Spiropali në Ditën e Holokaustit: Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd

“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për ne shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme. Në këtë ditë ne ndjehemi krenarë për miqësinë, dashurinë dhe...

Lajme të tjera

Web TV