Berisha prezanton programin për shëndetësitë/Premtimet i realizojmë në 100 ditët e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi i shëndetësisë për kryetarin e PD, Sali Berisha është në një situatë emergjente pasi ka dështuar që të ofrojë shërbime ndaj qytetarëve. Në një takim me ekspertë të shëndetësisëberisha foli për programin e pd.

Kryedemokrati theksoi se kur të rikthehet PD në pushtet do të shtojë fondet për sistemin e shëndetësisë si dhe do të ndërmarrë masa ligjore për të krijuar kushtet më favorshme për spitalet. Zotohet se do të rris pagat për mjekët.

Një vëmendje të veçantë sipas programit të PD do i jepet dhe cilësisë së branave që hyjnë në vendin tonë. Këto premtime sipas berishës do të realizohen në 100 ditët e para të qeverishjes.

“Po pse do mbledhim ne ilaçe jashtë standardeve? Ne nuk kemi laboratorë që të vërtetojmë.

Atëherë ka një mënyrë. E patëm ligjin, e ndryshoi Edi Rama pasi Vilma Nushi donte të fuste patjetër Profarmën serbe se ishte përfaqësuese e tyre. Ligji ynë nuk i lejonte të futeshin në tregun tonë. Kjo është e vërteta. Një nga aktët e para, modifikuan ligjin.

Merr fund kjo!

Shqiptarët në farmaci do marrin ato ilaçe që blejnë qytetarët europianë në farmacitë e tyre dhe shteti do dyfishojë numrin e barnave që subvencionon, që rimburson.

Rimbursimi nga 50 do shkojë drejt 90 përqind. Do kapë standardet.

Pra, kemi folur për paketa emergjente. Kemi deklaruar se çështja e pensioneve dhe rrogave të ulëta është emergjencë.

Deklarojmë sot para shqiptarëve se çështja e shëndetësisë është emergjencë.

Rrogat, pa diskutim që do të rriten.

Në mandatet që kishim më parë ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve.

Tani ne do bëjmë që mjekët në Shqipëri të paguhen më mirë se mjekët e tjerë.

Lexo edhe :  Publikohet vlerësimi i ri/ CIA: Pandemia Covid u shkaktua nga incidenti në laborator

Çfarë bëri Hungaria në epideminë e Covid-it? Vuri rroga gjermane për mjekët sepse mjekët po vraponin drejt Gjermanisë.

Apo do bëjmë ligje që punoni 3 vjet apo 5 vjet. Marrëzira.

Rritim rrogat, krijojmë kushtet dhe shumica nuk kanë asnjë tendencë të largohen, por të shërbejnë në vendin e tyre.

Ndaj dhe ne do shkojmë drejt dyfishimit të rrogave të mjekëve dhe infermierëve dhe rritjes gjersa ata të marrin më shumë se mjekët dhe infermierët në rajon dhe të afrohen me standardin e BE.

Unë u ndala në disa elementë, por kjo reformë do marrë formën përfundimtare vetëm nga mendimet tuaja, propozimet tuaja, sugjerimet tuaja.

Gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor ne e konsiderojmë emergjencë.

Është sistem në të cilin janë kryer krime kundër njerëzimit duke lënë së sëmurë në kthetrat e fatit, jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të ilaçeve.

Merr fund kjo!

Edhe njëherë i përshëndes punonjësit e këtij sistemi me shpresë dhe besim të plotë se ata do u përmbahen standardeve më të larta të humanizmit, të betimit të tyre si shërbëtorë të të sëmurëve.”

Ai premtoi edhe anulimin e PPP-ve korruptive.

Kreu i demokratëve duke folur dhe për skandalin korruptiv, tha se plani i PD është onkologjiku të shkëputet nga QSUT dhe se do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur./   S,M

Të fundit

Berisha zbulon detaje nga vizita që do zhvillojë në Gjermani

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi më shumë rreth vizitës që do të...

“Squid Game”. Sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?

Që nga momenti kur “Squid Game” pushtoi botën, një pyetje ka përndjekur miliona shikues: A është kjo seri e bazuar në një histori të...

Kë mbështet SHBA në Shqipëri?

Nga ARTUR AJAZI Ata që mbajnë shpresën se, SHBA mbështesin “këtë apo atë krah politik në Shqipëri”, e kanë komplet gabim. SHBA, mbështet në çdo...

Spiropali në Ditën e Holokaustit: Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd

“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për ne shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme. Në këtë ditë ne ndjehemi krenarë për miqësinë, dashurinë dhe...

“Kam interes të luaj me Eglin”/ Gjesti bën deklaratën e fortë: Më interesojnë klikimet…

Teksa ishin duke bërë debat me njëri-tjetrin Aldo i kthehet Gjestit duke i thënë: Ti je fallso, ti je imitim. Ti je duke luajtur, mos...

Lajme të tjera

Web TV