Publikohet vlerësimi i ri/ CIA: Pandemia Covid u shkaktua nga incidenti në laborator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

CIA ndryshon qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e Covid-19. Ka “më shumë gjasa” që virusi të ketë dalë nga një rrjedhje nga një laborator kinez në vend që transmetimi të ketë nisur nga kafshët.

Vlerësimi i ri vjen pas konfirmimit të John Ratcliffe si drejtor i agjencisë. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare nga 2020 deri në 2021, gjatë mandatit të parë të Trump, siguroi në një intervistë se një nga prioritetet është kryerja e një vlerësimi të ri të origjinës së Covid: për Ratcliffe, virusi mund t’i atribuohet Institutit të Virologjisë në Wuhan.

Për një zëdhënës të CIA-s, megjithatë, “të dy skenarët e lidhur me kërkimin dhe origjinën natyrore të pandemisë mbeten të besueshme”.

Në ditët e fundit të administratës së Bidenit, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan kishte bërë thirrje për krijimin e një paneli ekspertësh të jashtëm për të hedhur një vështrim të ri lidhur me origjinën e virusit që ndali botën./e.t

Të fundit

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

UEFA zyrtarizoi organizimin e Europianit U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, reagojnë TKkZ

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Euro u-21 në 2027. Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë pritur mirë këtë vendim, teksa kanë reaguar...

Për herë të parë në 35 vite, në Elbasan nuk pati asnjë vrasje gjatë 2024-ës

Për herë të parë në 35 vite, gjatë 2024-ës në Elbasan nuk ka pasur asnjë vrasje. Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir...

Mbyllja e USAID nga miliardieri Elon Musk, shpërthejnë protestat në SHBA

USAID është targetuar për mbyllje nga miliarderi Elon Musk, i cili është ngarkuar nga presidenti. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili...

Lajme të tjera

Web TV