Zjarr i madh në bashkinë e Parisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të së hënës (27/1) në bashkinë e qarkut 12 të Parisit.

Në videot e publikuara në internet, shohim kambanoren e godinës të përfshirë nga flakët .

Sipas Le Figaro, zjarrfikësja është thirrur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në vendngjarje kanë shkuar 153 zjarrfikës me 60 automjete, të cilët kanë tentuar të lokalizojnë zjarrin. Më në fund u vu nën kontroll pak para orës 7 të mëngjesit, tha shërbimi zjarrfikës për AFP.

Shikoni videon e zjarrit:

 

 

Frika nga shembja e kambanores nga zjarri

Zjarri mësohet se ka shkatërruar plotësisht kambanorën dhe ka frikë për shembje.

“Trerët janë mjaft të nxirë, nuk ka mbetur shumë për të mbajtur,” tha një zjarrfikës për BFMTV herët në mëngjesin e së hënës. Një zyrtar konfirmoi se “shqetësimi kryesor është maja e kësaj bashkie në lagjen e 12-të, e cila rrezikon të shembet. Është bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë”.

Zjarrfikësja ka organizuar një aksion të madh sigurie dhe zona është rrethuar./kb

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV