Berisha: Të hapen xhamitë dhe kishat. Nuk është Rama Zoti juaj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka bërë thirrje udhëheqësve të komuniteteve fetare që të hapin sa më parë tempujt dhe të udhëheqin shërbesat fetare pa marrë parasysh rrezikun që paraqet koronavirusi.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha e cilësuar si të drejtë kërkesën e komuniteteve fetare për të hequr bllokimin e shërbesave fetare, ndërsa thotë se “Rama i paraqitet besimtarëve si mbi-Zoti i tyre”.

“Duke dënuar qëndrimin e Xhahilit të Surrelit, që në skizën e tij psikike arrin deri aty sa t’ju paraqitet besimtarëve tuaj si mbi Zoti i tyre, duke fyer rëndë kështu çdo besim dhe besimtar, madje vetë Zotin e Madh, Jezusin Mbret, Muhametin Profet dhe Imam Aliun, ju bëj thirrje me guxim por duke respektuar rregullat bazë kundër kontagiozitetit, të hapni sa më parë tempujt e Zotit”, shkruan mes të tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Mesazh drejtuar udheheqesve te komuniteteve fetare!

Te nderuar hiersi dhe shkelqesi,

Se pari me lejoni t’ju shpreh konsideraten me te larte dhe nderimin tim me te thelle ju dhe besimtareve tuaj per qendrimet tuaja vertet frymezuese ne kapercimin e pasojave te pandemise covid 19.

Une nga lajmet mesova per komunikimin tuaj te sotem me Sulltan Salep Surrelin dhe kerkesat tuaja te drejta per te hequr menjehere bllokimin nga pozita te mirefillta ateisto-hoxhiste, per nje kohe kaq te gjate, te sherbesave tuaja dhe besimtareve tuaj ndaj te Gjithefuqishmit ne institucionet e kultit qe ju udhehiqni.

Duke denuar qendrimin e Xhahilit te Surrelit, qe ne skizen e tij psiqike arrin deri aty sa t’ju paraqitet besimtareve tuaj si mbiZoti i tyre, duke fyer rende keshtu çdo besim dhe besimtar, madje vet Zotin e Madh, Jezusin Mbret, Muhametin Profet dhe Imam Aliun, ju bej thirrje me guxim por duke resepektuar regullat baze kunder kontagiozitetit, te hapni sa me pare tepmpujt e Zotit dhe te udhehiqni sherbesat fetare aq te domosdoshme per paqetimin dhe miresimin e shpirtrave te besimtareve shqiptar, qetesimin e tyre nga tmerret dhe horrori qe mbolli dy muaj me rradhe nje bastard i antikrishtit te shqiptareve.

Lexo edhe :  Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Duke shprehur edhe nje here konsideraten time me te larte per ju dhe besimtaret tuaj, me respekt te veçante, Sali Berisha!

Të fundit

Dramë te Barcelona: Ter Stegen bllokon regjistrimin e blerjes së re?

Barcelona mund të detyrohet të shtyjë regjistrimin e Joan Garcias, pasi Marc-Andre Ter Stegen po shqyrton mundësinë e një...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u...

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të...

Kryeministri Rama: Do bëj masakër po ndërtuat pa leje! Deputët kanë favorizuar…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen me të gjithë deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkive se do të ketë zero tolerancë për ndërtimet...

Lajme të tjera

Web TV