Gjekmarkaj në Rrëshen: Me PD në pushtet, nuk do ketë pension nën 200 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Rrëshen. Gjekmarkaj theksoi se pseudobonuset janë një fyerje për pensionistët.

Ai shtoi se me PD në pushtet, nuk do të ketë pension nën 200 euro. “Nuk do të ketë më pensione nën 200 euro dhe do të ketë rritje progresive për çdo kategori, kartë konsumatori për ushqimet që do të jenë të barabarta me tre pensione! Këto janë premtime që do të bëhen realitet që në muajt e parë të qeverisjes së PD-së!”, tha ai.

Fjala e drejtuesit politik të PD për qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj:

Pensionistët janë sot shtresa shoqërore më e nëpërkëmbur nga Qeveria në ikje! Dëgjuam sot në Rrëshen histori njerëzore trishtuese, dëshmi të gjalla të braktisjes nga shteti dhe pushteti!

Në 12 vjet qeverisje, Edi Rama i ka gënjyer dhe lënë në mjerim pensionistët, të cilët kanë kontribuar gjithë jetën e tyre përmes sakrificash të panumërta! Shpërblimet që kanë marrë gjatë viteve nuk meritojnë të quhen as lëmosha! Pseudobonuset elektorale janë një fyerje për dinjitetin e tyre! Paratë e tyre janë përdorur për inceneratorët, sterilizimet dhe projekte të tjera që i kanë shkatërruar burimet publike!

Pensionistët tani mbështesin ndryshimin dhe rrotacionin! Ata shohin me shpresë programin e Partisë Demokratike! Varfëria mund të ekzistojë, por kurrë më mjerimi! Nuk do të ketë më pensione nën 200 euro dhe do të ketë rritje progresive për çdo kategori, kartë konsumatori për ushqimet që do të jenë të barabarta me tre pensione! Këto janë premtime që do të bëhen realitet që në muajt e parë të qeverisjes së PD-së!

Lexo edhe :  Matura Shtetërore 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

Pensionistët këtë herë do të votojnë edhe për fëmijët dhe rininë, që të mbeten, të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri, që Atdheu të mos shkretohet! Ata, si patriotë të vërtetë, e ndiejnë këtë përgjegjësi dyfishe! Me 11 Maj, votë kundër mjerimit, abuzimit dhe korrupsionit!/kb

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV