E mërkura sjell kthesën drastike të motit/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani në një raportim tha se e mërkura do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe reshje shiu në disa zona. Reshje dëbore priten në zonat malore. Sa i përket temperaturave, pritet rënie nga e mërkura.

“E hëna dhe e marta mbeten në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh, kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë të hënën në Ultësirën Perëndimore.

E marta do të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e mbrëmjes duke bërë që të kemi prezente reshje të pakta shiu në zonat veri perëndimore.

Të mërkurën dhe të enjten pritet mot i paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime dhe reshje shiu shiu të izoluara edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.

Të premten, vranësirat do të jenë më të shpeshta, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta dhe të fokusuara në gjysmën lindore të territorit. Sa i përket temperaturave, sot dhe nesër maksimumet mbeten në vlerat 19-20 gradë në zonat e izoluara në Ultësirën Perëndimore ndërsa mëngjeset deri në 1 apo 2 gradë në qytetet e zonave malore.

Nga e mërkura dhe të enjten kemi rënie të temperaturave, duke bërë maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se 16 gradë. E premtja sjell rritje të lehtë të temperaturave.”, tha meteorologu Hakil Osmani./kb

Të fundit

Sa kursime në lekë dhe euro kanë pasur shqiptarët

Në fund të vitit 2024, në banka qytetarët dhe bizneset kishin të depozituara në monedhën vendase 629 miliardë lekë....

Cilat janë vendet ku mund të dërgohen palestinezët

Propozimi nuk është finalizuar, por Izraeli po bën gati planin për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Ministri i mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë që...

“Nuk jam larguar për “non-gratën”, Açka:Berisha nuk mund ta çojë më këtë parti në pushtet

Deputetja Flutura Açka ka folur për largimin e saj nga Partia Demokratike dhe situatën e brendshme në këtë forcë politike, duke theksuar se problemi...

Tërmetet në Greqi, sa rrezikon Shqipëria? Ja çfarë thotë sizmologu

Shqipëria nuk ka asnjë rrezik të preket nga të tërmetet që kanë rënë përfshirë këto ditë ishullin e Santorinit. Kështu tha për Report Tv...

Bill Gates paralajmëron për një pandemi “shumë më të rëndë” në vitet e ardhshme

Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rëndë” mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV