Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis nga Hjustoni, në Teksas.

Ky zhvillim vjen pas përplasjeve që u krijuan të dielën mes Uashingtonit dhe Bogotës, kur Presidenti kolumbian Gustavo Petro refuzoi që emigrantët kolumbianë të deportoheshin me avionë ushtarakë amerikanë.

Pas refuzimit të tij Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i vendoste tarifa Kolumbisë, dhe presidenti kulumbian tha se do t’i kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë.

Por nuk vonoi dhe dy vendet të njoftonin se kishin arritur një marrëveshje për të qetësuar situatën.

Gustavo Petro tha se emigrantët kolumbianë do të udhëtojnë “pa pranga”, me avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane.

Kjo dispozitë, dinjitet për të dëbuarit do të zbatohet për të gjitha vendet që i dëbojnë ata”, tha ai.

Prej momentit që mori detyrën, Presidenti Trump ka vepruar me shpejtësi për të kryer deportime, një nga premtimet e fushatës së tij.

Ai tha të hënën se nëse vendet që nuk i pranojnë menjëherë emigrantët e tyre “do të paguajnë një çmim shumë të lartë ekonomik dhe ne do t’u vendosim menjëherë tarifa masive”.

Në ndryshim nga Kolumbia, Guatemala ka pranuar disa avionë të Forcave Ajrore amerikane që transportonin emigrantë të këtij vendi, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara ditët e fundit.

Fluturimi i fundit u krye të hënën me kthimin e 64 emigrantëve nga Guatemala.

Dëbimet e imigrantëve nga Shtetet e Bashkuara nuk janë të reja. Agjencia e amerikane e Emigracionit dhe Doganave kryen me qindra fluturime çdo vit.

Por ajo çka është e re është përdorimi i avionëve ushtarakë. Agjencia më parë përdorte fluturime me avionë civilë për të dëbuar njerëzit që kishin hyrë në rrugë të paligjshme në territorin e Shteteve të Bashkuara./VOA

Të fundit

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik, BE dhe NATO në gatishmëri

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtësinë e sulmeve ndaj anijeve civile dhe infrastrukturës kritike civile, ndërsa autoritetet po...

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, njw ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin...

Gjykata e Romës refuzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në Gjadër

Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur të mos pranojë kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur në Gjadër për azil në...

MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025. Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja...

Zbardhet strategjia e SPAK, emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë zgjedhjeve

Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve  të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që sipas strategjisë kundër krimeve...

Lajme të tjera

Web TV